Lajme
18.10.2022 08:42
Në skriningun e sotëm shpjegues për Kapitullin 19, “Punësim dhe politikë sociale” Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, në fjalën e tij hyrëse tha se shpërndarja e parë e mjeteve është pikënisja për politikë sociale të Maqedonisë së Veriut dhe BE-së dhe se Qeveria mbetet e përkushtuar në krijimin e mundësive të barabarta për të gjithë si dhe përforcimin e dialogut social.
-Strategjia e re Nacionale për punësim për vitin 2021-2027, që u miratua me planin Akcionar 2021-2023, përfshin politikë për zhvillimin e ekonomisë dhe krijimin e vendeve të reja të punës, gjithëpërfshirjen e politikave të tregut të punës dhe përmirësim të cilësisë të rezultateve arsimore në të gjitha nivelet. Në tremujorin e dytë të vitit 2022, shkalla e papunësisë u zvogëlua në 14,5%, ndërkaq qëllimi i vendosur në Strategjinë është që shkalla e papunësisë të arrihet deri n[ 11% deri në vitin 2027, theksoi zëvendëskryeministri Mariçiq në skrining mbledhjen.
Në fushën e punësimit dhe politikës sociale, ai tha se vendi në mënyrë të vazhdueshme harmonizohet me legjislaturën relative të BE-së dhe në kapacitete institucionale, që u konfirmua në Raportin e fundit të Komisionit Evropian.
-Përgatisim Ligj të ri për marrëdhënie pune i cili u harmonizua me legjislaturën relevante të BE-së dhe konventat e Organizatës Ndërkombëtare të Punës, njoftoi Mariçiq, duke shtuar se përgatiten ndryshime dhe plotësime në Ligjin për punësim dhe sigurim nga papunësia, për vendosjen e mekanizmit garantues për mbrojtje e të drejtave të punësuarve në rastet e falimentimit të punëdhënësve, në përputhje me direktivat relevante të BE-së (2008/94/EC).
Negociatori kryesor me Unionin, Mariçiq potencoi se Maqedonia e Veriut i riti përfitimet për ndihmë sociale dhe vazhdoi me zbatimin e masave zbutëse për tu ballafaquar me ndikimin socio-ekonomik të pandemisë COVID-19.
Në fjalën e tij ai iu referua edhe masave të fundit dhe hapit pozitiv të Qeverisë për mbrojtjen dhe përmirësimin e standardit jetësor të qytetarëve, si dhe uljen e pabarazisë, me rritjen e pagës minimale, nga i cili përfitim të drejtpërdrejtë kanë 17% të fuqisë punëtore.
Në fund të kësaj jave do të mbahen edhe katër skrining takime shpjeguese edhe atë për Kapitullin 20 “Ndërmarrjet dhe politika industriale, Kapitulli 29, “Bashkimi doganor”, Kapitulli 16, “Tatimet” dhe Kapitulli 25, “Shkenca dhe kërkimet shkencore”. Me këto do të rrumbullakohet skriningu shpjegues për Klasterin 3, “Konkurrenca dhe rritja gjithëpërfshirëse”.