Lajme
18.10.2022 08:35
Sot në Bruksel mbahet mbledhja e sikriningut shpjegues për Kapitullin 19, “Punësim dhe politikë sociale”, në të cilin Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane dhe negociatori kryesor me Bashkimin Evropian, Bojan Mariçiq, theksoi se politika sociale që udhëheq Qeveria është në drejtim të arritjes së qëllimeve të politikës “BE-së sociale dhe solidare”.
-Mbetemi të përkushtuar në krijimin e mundësive të barabarta për të gjithë, për ndalimin e diskriminimit mbi çdo bazë dhe në përforcimin e dialogut social. Shpërndarja e parë pikënisja e parë për politikën sociale të Maqedonisë së Veriut dhe BE-së, tha Mariçiq.
Zëvendëskryeministri në fjalën e tij theksoi se në sferën e punësimit dhe politikës sociale, Maqedonia e Veriut në vazhdimësi harmonizohet me legjislaturën relevante të BE-së dhe në kapacitete institucionale, që u konfirmua në Raportin e fundit vjetor.
-I ritëm përfitimet e ndihmës sociale dhe vazhduam me zbatimin e masave zbutëse për ballafaqim me ndikimin socio-ekonomik të pandemisë COVID-19, theksoi Mariçiq.
Lidhur me përmirësimin e politikave për mos-diskriminim në nivel lokal dhe nacional, si dhe përmirësim i mekanizmave për mbrojtje dhe mbledhjen e të dhënave statistikore u miratua strategjia e re për barazi gjinore, Strategjia për barazi dhe mos-diskriminim për vitin 2022-2026, të cilin Mariçiq e veçoi si një aktivitet nga arritjet në këtë fushë.
Duke i njohur rëndësinë e mbajtjes së standardeve të larta dhe të përshtatshme në fushën e shëndetësisë dhe sigurisë gjatë punës, Mariçiq para Komisionit Evropian tha se Maqedonia e Veriut përgatiti Strategji të re për siguri dhe shëndetësi në punë 2021-2025 dhe plan Aksionar 2021-2023, në të cilën u mor parasysh korniza Strategjike e BE-së për siguri dhe shëndet gjatë punës për vitin 2021-2027.
Negociatat me BE-në do të kontribuojnë drejt përmirësimit të sistemit për mbrojtje sociale, rritjen e nivelit arsimor të fuqisë punëtore, arritjen e shkallës së parë të punësimit, ndalesë e diskriminimit gjatë punësimit.
Sot u mbajtën dy skrining mbledhje shpjeguese të Klasterit 3, për Kapitullin 26 “Arsim dhe Kulturë” dhe Kaitulli 19 “Punësimi dhe politika sociale”.