Lajme
14.7.2022 08:42
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq sot për “Blumberg Adria” deklaroi se për deri sa do të mbështetet ky propozim i reviduar francez, negociatat do të fillojnë që javën e ardhshme, me organizimin e konferencës ndërqeveritare, me çka do të fillojë procesi skriningut.
-Skriningu është një fazë fillestare dhe i domosdoshëm në çdo negociatë. Ajo që për ne është e rëndësishme është se nuk do të ketë kushte shtesë nga Bullgaria, në përjashtim të kësaj që tani më kemi pranuar, dhe ajo është ndryshimi i Kushtetutës për arsye të përfshirjes së komunitetit Bullgar në Kushtetutë. Dhe kur kjo të ndodhë në mënyrë automatike negociatat vazhdojnë dhe në Kapitujt tjerë. Kështu që jemi të sigurt që kemi një formulë që garanton rrjedhën e negociatave, deklaroi Mariçiq për “Blumberg Adria”.
Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq përshëndeti fjalimin e Kryetares së Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, në Kuvend, për të cilën tha se përcolli mesazhe të qarta dhe se na pret ti fillojmë negociatat me Bashkimin Evropian për anëtarësim në ditët në vijim, për deri sa pranohet propozimi i reviduar francez.
-Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, bëri të qartë se historia nuk është kriter për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe nuk mundë të jetë kriter i asnjë çështjeje historike, gjithashtu bëri të qartë edhe se gjuha maqedonase është e garantuar dhe se Bashkimi Evropian respekton dallimet dhe identitetin e çdo anëtari të ri. Kështu që në këtë drejtim konfirmoi atë që e flasim me ditë dhe javë të tëra, se gjuha maqedonase është e mbrojtur dhe e garantuar dhe se do të jetë gjuhë e Bashkimit Evropian, kur do të bëhemi anëtare, potencoi Zëvendëskryeministri Mariçiq.
Ai shtoi se në cilën do fazë të negociatave me Bashkimin Evropian, për deri sa do të jemi të detyruar të bëjmë lëshime në pjesën e gjuhës dhe identitetit, ne mund ti lëshojmë ata negociata në mënyrë legjitime, sepse kjo nuk është pjesë e procesit të Bashkimit Evropian.
-Askush nuk duhet të shqetësohet, të shqetësohet se mund të bëhet ndonjë lloj asimilimi. Identiteti ynë është i vendosur, i garantuar e kemi me ne në përditshmëri, dhe nuk ekziston proces që atë mund ta revokojë, potencoi Mariçiq.
Për çështjen e protestave para Kuvendit, Zëvendëskryeministri Mariçiq tha se e drejta për të protestuar është demokratike dhe gjithsesi i garantuar në shtet demokratik siç është e jona, por dhunë, thirrje për dhunë dhe gjuha e urrejtjes, nuk janë të lejuar.
Çdo kush ka të drejtë që në mënyrë legjitime të protestojë dhe të shpreh pakënaqësi, po duhet me të vërtetë ti ketë parasysh të gjitha emocionet tona, të gjithë ne jemi të emocionuar ndaj kësaj situate, duhet të shihet se çka shkruan në tekst, duhet të shihet se realisht dhe identiteti ynë është i mbrojtur dhe askush nuk mund ta ndryshojë. Se nuk ekziston proces të negociatave, as çfarëdo lloj synimi, që do të mund të na bëjë diçka tjetër përveç se Maqedonas që flasin gjuhë maqedonase, shtoi Mariçiq.