Lajme
12.7.2022 01:49
Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, sot mbajti takim me Ambasadorin e Republikës Çeke, Jaroslav Ludva, në të cilën diskutuan për prioritetet e gjashtëmujorit të ardhshëm të kryesimit çek me Këshillin e Bashkimit Evropian, në kontekst të procesit të zgjerimit të Unionit, fillimin e negociatave tona të shumë pritura aderuese, si dhe për rrethanat aktuale gjeostrategjike që ndikojnë në paqen dhe sigurinë në Evropë.
-Për ne është e rëndësisë së veçantë që kemi partner në euro-integrimin tonë, që kemi mundësi të shkëlqyer ta fillojmë, me pranimin e propozimit francez, si Maqedonas që flasin gjuhë maqedonase, tha në takim Zëvendëskryeministri Mariçiq.
Ambasadori Ludva, theksoi se Çekia, mbetet e përkushtuar edhe gjatë kryesimit të saj për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor edhe në realizimin e ambicieve tona, si bilaterale, këtu edhe përmes kanaleve multilaterale, duke përfshire edhe Grupin e Vishegradit (V4).
Zëvendëskryeministri Mariçiq potencoi se mbetemi partner strategjik i BE-së, me çka kemi synime të përbashkëta dhe interesa për përforcimin e paqes, demokracisë dhe integrimin në Evropë, ndërkaq vendimit të cilin së bashku do ta marrim për të ardhmen e vendit, sipas tij do të bëj ndryshim që padyshim do të respektohet edhe në rajon.
-Mbetemi konsekuent i interesave tona nacionale, për këtë arsye hapi i ardhshëm duhet të jetë valorizimi i gjithë asaj që deri më tani si vend kemi kontribuar. Ta shfrytëzojmë këtë shans me mençuri dhe në mënyrë racionale dhe t’ju japim shans të rinjve, gjeneratave të ardhshme të gëzojnë privilegjet e euro-integrimit të vendit, shtoi Mariçiq.