Lajme
09.7.2022 11:45
“Protokolli është procesverbal bilateral nga takimi vjetor i Ministrave për punë të jashtme, që është instrument i Marrëveshjes së vitit 2017. Kështu një protokoll u nënshkrua në vitin 2019 nga Dimitrovi dhe Zaharieva ku përpos çështjeve tjera e inkurajojnë komisionin historian të gjejë zgjidhje për çështjet historike. Që do të thotë se nuk është një gjë që për herë të parë bëhet. Këtë tani që po e bëjmë dhe diskutojmë është e rëndësishme për rrjedhën e mëtutjeshme të implementimit të punëve, kurse për ne është e rëndësishme të ketë reciprocitet për pjesën më të madhe të punëve çdo kund që do të ketë mundësi, që do të thotë se ne atë që duhet ta bëjmë, duhet ta bëjë edhe Bullgaria, theksoi Zëvendëskryeministri Mariçiq në intervistë për “Kanal77”.
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq në radioemisionin e “Kanall77” dëgjuesve shpjegoi Kapitullin 34, i cili iu referua përfundimit të negociatave dhe me çka konstatohet se me mbylljen e tij gjuha maqedonase mbetet gjuhë zyrtare e BE-së.
“Kapitulli 34 është me emrin Institucionet. Ai Kapitull të themi është formalisht, nuk ka skrining, sepse nuk punohet për disa rregulla evropiane, standarde, por emërohet Institucione ku shpërndahet numri, respektivisht kuota aq sa Maqedonisë së Veriut do ti takojnë; vende në institucionet evropiane për punësim, sa evropian do të kemi dhe si do të marrim pjesë, në cilën mënyrë; dhe me cilin numër në institucione dhe në cilin nivel, dhe në cilën gjuhë, tha Mariçiq, duke shtuar se në fund të këtij Kapitulli do të zyrtarizohet gjuha, kurse ne deri në atë kohë do të kemi shumë herë termin gjuha maqedonase në të gjitha dokumentet e Bashkimit Evropian.
Për Zëvendëskryeministrin Mariçiq, Maqedonia e Veriut ka pozitë të qartë se qëllimi strategjik është anëtarësimi në BE dhe mendon se është rruga më e mirë, edhe pse gjithmonë ka alternativa, që me kujdes duhet të shqyrtohen se çfarë koncepte ofrojnë.
-Ne gjithmonë kemi pasur qëndrime të qarta se jemi për BE-në dhe për këtë mendojmë se jemi në rrugë më të mirë. Edhe pse rruga jonë deri në BE është gjemba. Nuk duhet të mendojmë për alternativa. Erdhëm në një pikë para nesh të kemi në propozim me kompromis që na jep shansin të ulemi në tavolinë me vendet e zhvilluara evropiane, ku do të mund ti tregojmë qëndrimet dhe ndikimin tonë. Shtet i zhvilluar ekonomikisht, shtet social, demokratik, siguri dhe ndërlidhje me të gjitha vendet demokratike në Evropë është ajo që duhet ta çmojmë si vlerë, tha Mariçiq.
Zëvendëskryeministri konfirmoi mbështetjen të cilën e marrim nga vendet anëtare të BE-së, të cilët nga ne presim të deklarohemi për propozimin, por njëkohësisht duhet të jemi të realë se ekzistojnë struktura të cilët nuk ia mendojnë të mirën vendit tonë por as rajonit dhe ndikojnë me tendencë që të mbetemi në izolim dhe pa perspektivë.
-Është e rëndësishme ta mbajmë vendin në rrugën evropiane. Me të vërtet është dëm ta humbasim shansin dhe mundësinë për të cilën nuk dimë nëse pas disa muajve ose vitesh do ta kemi përsëri. Nuk është mirë për ne që sërish të jemi temë diskutimi i zgjedhjeve në Bullgari, të hapet hapësirë për diskutim për të ardhmen tonë evropiane dhe të fitojnë pika për çështjen maqedonase kur tani kemi situatë të pastër në gjuhën tonë maqedonase, për herë të parë të histori marrëdhënieve tona me Bullgarinë, potencoi Mariçiq.