Lajme
09.7.2022 10:12
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, të gjithë besimtarëve të religjionit islam ua uroi festën e Kurban Bajramit, me mesazhin për përkushtim në vlerat e vërteta dhe me bindjen se me besim, durim dhe bashkim do të mbetemi të fuqishëm në rrugën i cili siguron ardhmëri të sigurte.
“Sot bashkëvendësit tonë të religjionit islam festojnë Kurban Bajramin, festë që kujton rëndësinë e përkushtimit dhe përmbushjes të qëllimit, vendosmërisë dhe fuqinë e bindjes.
Në këtë kohë sprovash dhe sfidash duhet të kemi besim, bindje dhe vendosmëri, guxim dhe përkushtim në vlerat e vërteta, por të jemi të sigurt se me besim, durim dhe bashkim do të qëndrojmë të fuqishëm në rrugën në të cilën do të sigurojmë ardhmëri të sigurte dhe prosperuese për gjeneratat tona të ardhshme, për çka të gjithë do të jemi krenar.
Urime të sinqerta me rastin e Kurban Bajramit me dëshirë për shëndet të mirë, mirëqenie, progres, fat në familjet tuaja gjithashtu ju dëshiroj ditët festive të Bajramit ti festoni në frymën e traditës dhe zakoneve, duke ndarë gëzime me më të afërmi, miqtë dhe fqinjët tuaj. Për shumë vjet!”, qëndron në urimin e Zëvendëskryeministrit Mariçiq.