Lajme
06.7.2022 05:04
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, dhe përfaqësuesi i posaçëm i Qeverisë federale Gjermane për vendet e Ballkanit Perëndimor, Manuel Saracin në konferencën e përbashkët për shtyp, e cila u mbajt pas takimit të punës, përcollën mesazhe për mbështetje ta pranuar propozimin e ri francez, duke potencuar se në të përfshihen vërejtjet dhe qëndrimet e anës maqedonase për mbrojtjen e identitet, si dhe për rëndësinë e fillimit të negociatave tash.
-Ne kemi dy interesa kyçe në gjithë këtë proces, njëri është ta mbrojmë identitetin dhe gjuhën tonë, e dyta të bëhemi anëtarë i BE-së, të dytë janë shumë të rëndësishme. Për këtë u kujdesëm sepse menduam se ishte e mundur ta mbrojmë identitetin dhe gjuhën dhe të bëhemi anëtar i Bashkimit Evropian. Të bëhemi anëtar i BE-së si maqedonas që flasin gjuhën maqedonase dhe nga ky qëndrim nuk do të heqim dorë, tha Mariçiq.
Saracin u thirr në situatën e re gjeopolitike dhe rëndësinë e bashkimit në Evropë me vendet e Ballkanit Perëndimor, duke shtuar se sulmi i Federatës Ruse ndaj Ukrainës tregon se sa e rëndësishme është të zgjidhen problemet dhe sa e rëndësishme është që së bashku të organizohemi.
-Mundem të them se, ky është moment që sjell shpresë të caktuar në vete. Kam ndjenjën se për të pasur progres në procesin e BE-së për Maqedoninë e Veriut tani ajo derë është hapur aq gjerë siç nuk ishte më parë, se për të kaluar nga kjo derë është vendim politik dhe i vendit tuaj, se dëshiroj që së bashku të mundemi të ecim në këtë rrugë sepse gjendemi në një kohë që është një kthesë, potencoi Saracin.
Zëvendëskryeministri Mariçiq theksoi se Qeveria nga vetë fillimi tregoi interes të veçantë për tejkalimin e çështjeve të hapura me Bullgarinë me një përkushtim të fuqishëm dhe me udhëheqje të dialogut të sinqertë dhe të hapur, që ishte sinjal i mirë për BE-në.
-Të kryesuar nga interesi i vendit dhe qytetarëve, jam krenar që gjetëm zgjidhje kompromisi me çka mbrojtëm linjat tona të kuqe dhe në mënyrë dinjitoze bëmë gjuhën dhe identitetin tonë evropian. Tema me Bullgarinë vazhdon tani më 2-3 vjet dhe mendoj që ne 17 vite duke pritur kemi humbur shumë kohë, jo me fajin tonë, mirëpo nuk do të donim që këto ditë me fajin tonë ta lëshojmë këtë rast. Dhe për këtë arsye në mënyrë intensive bisedojmë me të gjithë, shtoi Mariçiq.
Saraçin u dakordua se Qeveris me të vërtet në mënyrë intensive negocion dhe se kompromisi i tanishëm në tavolinë mendon që me të vërtet është një shans, sepse në të u morën parasysh kërkesat e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, që sipas tij është shenjë se Evropa mund të funksionojë këtu.