Lajme
06.7.2022 12:28
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq kishte takim me përfaqësuesin e posaçëm të Qeverisë Federale të Gjermanisë për vendet e Ballkanit Perëndimor, Manuel Saracin, pas së cilës mbajtën konferencë për shtyp.
-Tani, kur arritëm deri në fillimin e shumëpritur të negociatave me Unionin, është koha ta valorizojmë punën tonë dhe ti vulosim gjuhën maqedonase, identitetin maqedonas, të ardhmen evropiane dhe prosperuese maqedonase. Jemi një hap para mundësisë historike për fillimin e negociatave, pa vonesa shtesë, me gjuhë të mbrojtur maqedonase dhe identitetin maqedonas, pa prapashtesa, tha Zëvendëskryeministri Mariçiq. Ai theksoi se kjo është mundësi për ti dhënë fund labirintit në zgjedhjen e çështjeve të hapura me Bullgarinë dhe fillimin e bisedimeve të shumëpritura me Bashkimin Evropian, si dhe duhet të shfrytëzohet kjo mundësi.
-Para nesh kemi propozim evropian për fillimin e negociatave me Unionin që i përfshin të gjitha pozitat dhe vërejtjet maqedonase me çka negociatat do të fillojnë menjëherë pas konfirmimit. Gjuha e pastër maqedonase, e barabartë me gjuhët tjera të vendeve anëtare të BE-së, shpjegoi Mariçiq.
Përfaqësuesi i posaçëm Saricin theksoi se propozimin francez e sheh si mundësi për fillimin e negociatave me BE-në, që sipas tij paraqet derë të hapur siç nuk ka qenë kurrë më parë. Saracin konfirmoi përkushtimin e Qeverisë Federale për zgjerimin e Unionit me vendet e Ballkanit Perëndimor, ndërkaq ky është hap i rëndësishëm që është në interes të BE-së dhe i rajonit.
-Kjo Qeveri ditët e kaluara me të vërtet në mënyrë intensive negocioi dhe kompromisi i tanishëm që është në tryezë dhe siç unë po e lexoj, është kompromis i vërtet në të cilën janë marrë parasysh kërkesat e Qeverisë maqedonase mendoj që është shenjë se Evropa mund të funksionojë këtu, tha Saracin.
Saracin potencoi se politika e zgjerimit dhe integrimit të Ballkanit Perëndimor është e rëndësishme edhe për Qeverinë Federale dhe për këtë arsye është shumë e rëndësishme që ky proces me Maqedoninë e Veriut të rrumbullakohet dhe se kjo është në interesin tonë.
Mariçiq dhe Saracin theksuan edhe situatën aktuale lidhur me agresionin rus ndaj Ukrainës, duke potencuar se kontinenti evropian duhet të bashkohet me qëllim që ta përforcojë sigurinë gjeopolitike dhe të mbyllë çdo mundësi ndikimi nga vendet tjera në rajon.