Lajme
05.7.2022 10:20
“Qëllimi ynë në këtë proces është që ta mbrojmë statusin e gjuhës maqedonase në kuadër të Bashkimin Evropian, dhe jo ta bindim Bullgarinë ta aplikojë qëndrimin e vetë. Qëllimi ishte të mos ketë ndikim ky qëndrim me atë të BE-së”- tha Zëvendëskryeministri Mariçiq në brifingun me redaktorë.
Sipas Mariçiq është bërë analizë e mirë dhe jo rastësisht po as në mënyrë naive ta paraqesim këtë propozim dhe theksoi se janë marrë përvoja nga shumë vende anëtare të BE-së për pozitat tona, të cilët më pas u shfrytëzuan gjatë bisedimeve me Bullgarinë që të arrihet deri tek një zgjidhje me kompromis.
Në këtë kontekst Zëvendëskryeministri Mariçiq u ndërlidh edhe me përvojën e Irlandës të cilën e tregoi Ministri për Evropë, Tomas Birn, në konferencën e përbashkët për shtyp në të cilën u përcollën shumë mesazhe të hapura dhe të qarta se ky është momenti dhe se ky është propozim është ai të cilit duhet ti jepet shans.
-Kishte fjalim emocionues, sipas meje, Ministri për Çështje Evropiane të Irlandës të cilën e tregoi se Irlanda duhej të hiqte dorë nga kërkesat territoriale ndaj Britanisë që të anëtarësohet në BE, dhe se kishin bllokadë 10 vjeçare nga Franca në atë kohë, dhe se me të vërtet si popull që kohë të gjatë u mohuan nga fqinjët e vetë tani na ngushëllojnë, por konkluza e tij ishte që identiteti jonë lulëzoi që kur hymë në BE, tha Mariçiq.
Ministri irlandez shpjegoi dhe bëri krahasim të qartë se sot e shfrytëzojnë gjuhën irlandeze dhe gjuhën angleze dhe se Irlanda me ekonomi me kulturë dhe me identitet lulëzoi nga momenti i hyrjes së saj në BE, dhe se prej një vendi që shumica donin të shpërnguleshen para 50 viteve kur u bënë anëtar të BE-së, sot është një shtet që njerëzit duan të kthehen të jetojnë dhe të punojnë vetëm për arsye të BE-së.
Mariçiq mendon se këto leksione duhet ti shfrytëzojmë dhe ta njohim momentin se kur duhet ta shfrytëzojmë shansin, dhe për këtë sipas tij është e rëndësishme që të futemi në thelbin e këtij propozimi.