Lajme
04.7.2022 10:21
“Lufta jonë, nga viti 2017 deri më tani, ishte që historinë ta lëmë në fushën e historianëve, dhe pikërisht ky ishte qëllimi i Protokollit bilateral megjithatë edhe i procesit në përgjithësi, historia t’ju mbetet historianëve ku në bazë të barazisë me argumente të arsyeshme, me argumente shkencore dhe kuptohet në një dinamikë të kuptueshëm do të arrijnë apo jo ndonjë marrëveshje lidhur me çështje të caktuara” – deklaroi Zëvendëskryeministri Mariçiq në brifingun e djeshëm me redaktorët.
Mariçiq shpjegoi se deri sa çështjet historike do të ishin pikë referimi ose ishin pikë referimi, atëherë ata do të ishin pjesë e procesit të “pikëve të referimit” ose krijimi i detyrave konkrete ku shtoi se nuk ka bazë, as bazë juridike as politike diçka e tillë të ndikojë si kriter për progresin e bisedimeve.
-Nuk ekziston bazë në këtë kornizë negociuese të gjetjes së zgjidhjes për cilin do karakter historik të jetë kriter për atë se a mundemi të ecim përpara ose jo. Për këtë arsye ekziston korniza negociuese që është bazë për të cilën vlerësohet progresi ynë. Në asnjë mënyrë nuk mund të na imponohet zgjidhja, për cilën do çështje nga historia, theksoi Zëvendëskryeministri Mariçiq.
Në këtë drejtim, Mariçiq, tha se Bullgaria ka një pozicion më ndryshe nga pozicioni fillestari nga kjo e sotmja, dhe se ne kishim problem më shumë vite se si të arrijmë deri në këtë pikë të racionalizimit.
-Ne kur filluam këtë proces thamë se duam zgjidhje dinjitoze, duam zgjidhje që do të bazohet në kompromis të balancuar dhe zgjidhje që do ti bazohet në vlerat evropiane. E gjithë ajo që është në këtë pako përmbush këto kushte, theksoi Mariçiq.