Lajme
04.7.2022 09:11
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq, në brifingun me redaktorë theksoi se bisedat dhe konsultimet për propozimin francez për fillimin e negociatave me BE-në do të vazhdojnë në më shumë nivele, si dhe njoftoi për vizitën zyrtare të nesërme në Shkup të kryetarit të Këshillit Evropian, Sharl Mishel.
-Akoma vazhdon faza e konsultimeve. Punojmë në mënyrë intensive për shqyrtimin dhe konsultimet e këtij propozimi për marrjen e vendimeve të përshtatshme ditët e ardhshme. Në mbledhjen e Qeverisë do të shohim dhe do të shqyrtojmë në cilën formë dhe si do të veprojmë më tej. Ne nuk u zotuam me afate kohore konkrete, por çdo ditë dikush publikisht më kritikonte se shumë po përpiqem të nxitoj, por ne presim 17 vite. Dhe ne tani kurë kemi një propozim që del ballë për të gjitha shënimet, mendoj që është një pako që vlen të shqyrtohet me seriozitet, tha Mariçiq.
Zëvendëskryeministri Mariçiq në pyetjen se kur dhe si do fillojë procesi, u përgjigj se çdo negociatë fillon me konferencën e parë ndërqeveritare në të cilën miratohet korniza negociuese, lexohet “opening statement” apo deklarata formale për hapjen e negociatave nga të dyja palët dhe merret vendimi për fillimin e skriningut.
-Skriningu është faza fillestare e negociatave, ajo nuk është jashtë negociatave, në atë fazë fillestare ne bashkë me Komisionin Evropian dhe vendet anëtare të BE-së kemi për detyre ta rishikojmë legjislaturën tonë sa është e harmonizuar, por edhe praktikat sa janë harmonizuara me atë evropiane. Duke u bazuar në skriningun përgatiten raporte që japin rrugën si hapen, si lëvizin dhe si përfundojnë Kapitujt dhe Klasteret, shpjegoi Mariçiq, duke shtuar se me këtë propozim morëm atë që mendojmë se na takon, mirëpo ky është fillimi i negociatave e kësaj faze të parë, të skriningut.