Lajme
04.7.2022 06:00
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq, në konferencën e sotme për shtyp me Ministrat për Çështje Evropiane të Finlandës dhe Irlandës, Titi Tupurainen dhe Tomas Bern tha se tani kemi shansin t’i themi “po” për ardhmërinë e vendit, sepse me propozimin zyrtar francez morëm atë për të cilën me vite luftuam.
-Formulimi i pastër i gjuhës maqedonase, pa fusnota, yje, sqarime, që për ne ishte më e rëndësishme në mbrojtjen e interesave tona nacionale. Kjo është ajo për të cilën luftuam, që deshëm, këto janë vijat tona të kuqe që me sukses i mbrojtëm. Dhe këtë duhet ta vlerësojmë dhe ta çmojmë. Treguam se kemi përgjegjësi dhe strategji në gjithë procesin, tha në konferencën për shtyp Mariçiq.
Ministrja për Çështje Evropiane e Republikës së Finlandës, Titi Tupurainen, tha se sheh hapa pozitive dhe se mbështesin të gjitha përpjekjet për tu gjetur një zgjidhje reciproke të pranuar, sepse fillimi i negociatave është i rëndësisë së veçantë jo vetëm për Maqedoninë e Veriut, por edhe për gjithë rajonin.
-Punohet për besueshmërinë e BE-së dhe politikës së saj për zgjerim, dhe kuptohet që kjo është çështje për paqe dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor dhe sipas kësaj paraqet çështje evropiane për ne. Maqedonia e Veriut është shembull pozitiv i një anëtari aktiv dhe konstruktiv i bashkësisë ndërkombëtare, theksoi Tupurainen, duke shprehur mirënjohje për bashkëpunimin e mirë dhe pjesëmarrjen e saj në Maqedoninë e Veriut në këtë moment historik.
Zëvendëskryeministri përshëndeti vendimin e Finlandës për anëtarësim në NATO dhe konfirmoi politikën e Maqedonisë së Veriut të dyerve të hapura për anëtarësim në NATO, duke shpresuar se kjo do të ndodhë sa më shpejt që është e mundur.
Ministri irlandez për Evropë tha se aktualisht ballafaqohemi me vendime të rëndësishme për përforcimin e identitetit tonë.
-Unë personalisht jam i emocionuar nga mundësia që Maqedonia e Veriut të bëhet anëtar i BE-së dhe nga ajo që kisha mundësi të dëgjoj gjuha maqedonase në familjen evropiane sepse unë po vij nga një vend që nuk po na lejohej të flasim në gjuhë irlandeze vite të gjata dhe me anëtarësim në BE tani gjuha jonë ka një status të shquar dhe jam i bindur kështu do të jetë gjendja edhe me gjuhën maqedonase, theksoi Tomas Birn.
Birn potencoi se gjithashtu edhe Irlanda duhej të bënte kompromis të vështirë, por megjithatë e bënë dhe se në rastin irlandez të gjitha rastet e këqija përfunduan me anëtarësimin e tyre në BE para pothuaj se 50 vitesh.
-Ne kur iu bashkuam komunitetit ekonomik para 50 vitesh kishte një milion të punësuar në Irlandë. Vitin e kaluar shërbimi ynë statistikor njoftoi se ky numër sot është 2,5 milion ky është një ndryshim burimor, unë nuk kam as një dyshim se edhe vendi juaj do të prosperojë dhe do të ketë sukses ekonomik dhe shoqëror sapo të ulemi në tavolinën evropiane. Ne do të jemi me ju në çdo hap në këtë proces, theksoi Ministri Birn.
Mariçiq shprehu mirënjohje për mbështetjen parimore në procesin tonë reformues dhe euro-integrues dhe që do ta njohin progresin shoqëror në të gjitha aspektet si rezultat i evropianizimit, veçanërisht ata në sferën e kritereve politike dhe sundimit të së drejtës, zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik dhe agjendës së gjelbër.
-Me dy vendet Maqedonia e Veriut ka potencial të mirë për bashkëpunim në kuadër të instrumenteve të IPA-s, TWINNING dhe TAIEX, në kuadër të të cilëve me sukses realizuam projekte në sferat e përforcimit të kapaciteteve për menaxhimin e administratës shtetërore. Në mënyrë shtesë, përvojat e Finlandës dhe Irlandës do të jenë në favorin tonë me fillimin e procesit të negociatave kur do të duhet të bëjmë hapërimin domethënës në proceset reformuese, potencoi Mariçiq.