Lajme
01.7.2022 08:14
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, sot ishte mysafir në lajmet e “Kanal5” ku deklaroi se në asnjë mënyrë çështjet historike që përmenden në pjesën e marrëdhënieve fqinjësore, nuk hynë si kriter në kornizën negociuese.
-Marrëdhëniet fqinjësore në përgjithësi janë kriter, por jo arsye për bllokadë të propozimit. Kemi një kornizë për zgjidhjen e dallimeve me Bullgarinë ata janë rishikime vjetore, por asgjë nga këto nuk është kriter formal i Komisionit Evropian, as që bëhet as që sipas tyre bëhet ndonjë lloj ndikimi në negociata në cilën do Kapitull, deklaroi Mariçiq.
Zëvendëskryeministri Mariçiq tha se Protokolli ashtu siç është më nuk është në kornizën negociuese, ajo që përmendet janë rishikimet vjetore, dhe shpjegoji se të njëjtat nuk janë përmbajtje, por janë mekanizma për implementimin e Marrëveshjes, që bazohet në takimet vjetore nga të cilat dalin rezultate.
-Në këto takime vjetore, në bazë të barazisë, në mënyrë të barabartë merr pjesë edhe Qeveria jonë dhe Qeveria bullgare po ashtu në të asgjë nuk mund të imponohet. Për gjithçka që do të dakordohen, është rënë dakord edhe me pëlqimin tonë dhe kjo është një lloj garancie se askush nuk mund të na imponojë asgjë në këtë proces, por se me mekanizma bilaterale do ti zgjedhim dallimet, shtoi Mariçiq.
Mariçiq tha se garancitë për këtë dhe për marrëveshjen e Prespës janë vendosur në marrëdhëniet fqinjësore që aty si kritere janë që nga viti 2009 dhe se ajo nuk është një risi, duke potencuar se marrëveshjet bilaterale me fqinjët duhet ti respektojmë, të cilat në fakt janë ratifikuar në Kuvendin tonë dhe i kemi implementuar.