Lajme
14.6.2022 05:00
Zëvendëskryetari i Qeverisë për çështje Evropiane Bojan Mariçiq në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Bruksel, sot mbajti tet-a-tet takim me Eurokomisionerin për zgjerim Oliver Varheji me të cilin është diskutuar dialogu mes Shkupit dhe Sofjes, për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, situatën në Ukrainë dhe pasojat nga ajo.
-Është interes i rëndësishëm ruajtja e stabilitetit në rajon dhe orientimi drejt bashkëpunimit më intensiv mes vendeve kandidate dhe Ukrainës, ka thënë në takim Zëvendëskryeministri Mariçiq.
Mbështetja e fuqishme dhe përkushtimi i kryesimit francez për arritjen e marrëveshjes dhe zhbllokimi i procesit tonë euro-integrues, thotë Zëvendëskryeministri Mariçiq dhjetë ditë para fillimit të Samitit të qershorit dhe Konferencës për Ballkanin Perëndimor të kryesimit francez porosit se është i nevojshëm në mënyrë maksimale të shfrytëzohet koha për arritjen e zgjidhjes evropiane mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, i cili me lidership nga ana e BE-së do të vendos vulë evropiane në ardhmërinë e rajonit, kumtojnë nga Sekretariati për Çështje Evropiane.