Lajme
13.6.2022 08:21
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq, i cili për vizitë zyrtare qëndron në Bruksel, sot pas takimeve të realizuara, me sekretarin e përgjithshëm të shërbimit Evropian për veprim të jashtëm, Stefano Sanino, me ushtruesen e detyrës Drejtore për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për fqinjësi dhe negociata për zgjerimin e Unionit, Mikela Matuela, si dhe do të bisedojë edhe me Simon Mordu këshilltarin kryesor për politikë të jashtme të kryetarit të Këshillit Evropian, Mishel, thotë se medoemos liderët e BE-së ta shfrytëzojnë këtë moment historik dhe ti përgjigjen krizës aktuale duke e zyrtarizuar perspektivën evropiane në rajon.
-Kohë e duhur, të cilën duhet ta shfrytëzojmë, për fillimin e negociatave të Unionit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Çdo rezistencë dhe kufizim i BE-së drejt Ballkanit Perëndimor në mënyrë shtesë do ta ulë atraksionin e Unionit dhe do ta dëmtojë besueshmërinë e tij në rajon. Përcaktimi ynë strategjik është anëtarësimi në Bashkimin Evropian dhe do të ishte mirë që këtë vit të definohet politika e zgjerimit, në drejtim të partneritetit të besueshëm dhe me përkushtim më të madh drejt kandidatëve dhe kandidatëve potencial, theksoi Zëvendëskryeministri Mariçiq në takim me Sekretarin e Përgjithshëm të shërbimit për veprim të jashtëm, Stefano Sanino.
Sanino konfirmoi se shërbimi Evropian për punë të jashtme vlerëson orientimin tonë pro-evropian, kurse vendi ynë, si dhe rajoni në përgjithësi, është partner strategjik i Unionit.
Në takimin me Simon Mordu, Këshilltar kryesor për politikë të jashtme të kryetarit të Këshillit të Evropës, Mishel, Zëvendëskryeministri Mariçiq ia potencoi rëndësinë e angazhimit më intensiv dhe përkushtimit të mëtutjeshëm të BE-së në këtë kohë në Ballkanin Perëndimor, me çka do të konfirmohet partneriteti strategjik i Maqedonisë së Veriut me Unionin dhe në përgjithësi stabiliteti i këtij rajoni për Evropën.
Zëvendëskryeministri Mariçiq në një bisedë të hapur dhe konstruktiv me ushtruesen e detyrës Drejtore për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për fqinjësi dhe negociata për zgjerim të Unionit, Mikela Matuela, shqyrtoi progresin e arritur të agjendës evropiane, duke potencuar punën intensive të Qeverisë për përmbushjen e detyrave dhe kritereve për fillimin e negociatave , me një përkushtim të veçantë në agjendën reformuese evropiane, që u shënua në të gjitha raportet ndërkombëtare.
-Ballkani Perëndimor jo vetëm gjeografikisht por edhe me vlera i takon BE-së dhe gjitha vendet e rajonit duhet të jenë anëtarë të Unionit kur do ti përmbushin kushtet. Ne i kemi plotësuar kushtet që moti dhe tani është koha që liderët e BE-së të tregojnë lidership dhe ta konfirmojnë përkushtimin e Unionit për Ballkanin Perëndimor dhe perspektivën e saj evropiane. Fillimi i negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë do të jetë sukses për rajonin në përgjithësi, tha Mariçiq në takim me Matuela.
Në takimet u përshëndetën përpjekjet e vendit tonë për zbatimin e reformave dhe harmonizimit të plotë të politikës së jashtme me politikën e jashtme dhe të sigurisë së BE-së, si dhe nuk ka ndryshime në kursin e jashtëm-politik të BE-së si dhe Maqedonia e Veriut perceptohet si anëtare e plotë e familjes evropiane.
Nesër Zëvendëskryeministri Mariçiq agjendën e tij në Bruksel do ta fillojë me brifing të Grupit të punës së Këshillit të Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor/ Zgjerimi (KOVEB/KOELA), në të cilin do të informojë për progresin e vendit në reforma në drejtim të përgatitjes së vendit për fillimin e negociatave për anëtarësim me Bashkimin Evropian, pas të cilit to të pasojë takimi me Eurokomisionerin për zgjerim, Oliver Varheji dhe koordinuesin e Komisionit Evropian për Maqedoninë e Veriut, Mark Jorna.