Lajme
12.6.2022 07:50
Reformat në gjyqësi janë kyçe për qytetarët tanë dhe për këtë arsye duhet të jemi shumë këmbëngulës dhe të kujdesshëm në këtë proces, tha Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq në video fjalimin e tij në Samitin evropian për digjitalizim, në temë: “Përfitimet nga revolucioni i katërt industrial si mekanizëm për kthimin e besimit në gjyqësi”.
Në video fjalimin e tij Mariçiq theksoi se digjitalizimi i gjyqësisë dhe përdorimi i inteligjencës artificiale në sistemin gjyqësor nuk është më çështje e zgjedhjes, por e pashmangshme dhe medoemos të jetë prioritet në reformat në gjyqësore.
-Me sallat e para të pajisura dhe sigurimi i gjykimeve nga largësia, krijojnë kushte për të gjithë pjesëmarrësit në konteste gjyqësore për të komunikuar në mënyrë digjitale. Në mënyrë shtesë vendosja në funksion të shërbimeve digjitale për marrjen e vërtetimeve të evidencës së ndëshkimit dhe kundërvajtjes, është bërë hap përpara në përshpejtimin e këtij procesi kompleks, duke siguruar efikasitet në sistemin gjyqësor, si dhe duke kursyer kohë dhe të holla, tha Mariçiq.
Zëvendëskryeministri Mariçiq thotë se Qeveria tregoi angazhim të sinqertë të fuqishëm dhe përkushtim në evropianizimin e vendit dhe shprehu pritje për vazhdimin e bashkëpunimit dhe mbështetjes nga të gjitha palët e sistemit gjyqësor, institucionet publike, nga partnerët ndërkombëtar dhe sektorit civil në zbatimin e agjendës reformuese, me qëllim përfundimtar kthimin e besimit të qytetarëve në gjyqësor dhe përmbushjes së shpejtë të standardeve dhe kritereve të Klasterit më të rëndësishëm dhe më kompleks të negociatave me Unionin, Klasteri Themelet.
-Reformat gjyqësore duhet të punojnë në favor të qytetarëve dhe të vazhdojmë fuqishëm të hapërojmë drejt arritjes së plotë apo më së paku afrim të idealit për sundimin e së drejtës, siç ekziston në më shumë vende të BE-së, potencoi Mariçiq në Samitin për digjitalizimin e gjyqësisë.