Lajme
11.6.2022 08:00
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane në një intervistë për Frontlajn, dhënë në kuadër të Samitit të “Ballkani i Hapur”, tha se “Ballkani i Hapur” është nismë autoktone, i sinqertë dhe i hapur për të gjithë, me qëllim, vendet e Ballkanit Perëndimor të bëjnë më shumë për qytetarët e vendeve të tyre, lehtësimin e protokollit të njerëzve, kapitalit dhe nismave dhe projekteve që do ti lidhin rajonin dhe do të tregojnë nj fytyrë të re të Ballkanit.
-Nisms ka për qëllim ti afrojë njerëzit, të gjitha çështjet e hapura të vendosë në tavolinë me hapa pragmatike, me lehtësimin e kalimit përmes kufijve, me njohjen e diplomave në të gjithë rajonin, me mundësi për punësim, të ndjehet fryma evropiane dhe në Ballkanin Perëndimor. Ne si vend gjithmonë jemi të hapur deri sa një vend tjetër do të përfshihet në këtë nismë, shtoi Zëvendëskryeministri Mariçiq.
Në pyetjen pse disa vendi të Ballkanit, si për shembull Bosnja dhe Hercegovina dhe Kosova me mosbesim dhe frikë e shohin nismën, Mariçiq thotë se ata, sipas tij, kryesisht janë për arsye të përvojave të këqija nga e kaluara, kur Ballkani ishte vatër e luftërave, vatër e konflikteve, konteste të shumta bilaterale nga të cilat përfitonin vetëm grupe të caktuara politike dhe politikanë.
Sipas Mariçiq vetëm në Ballkan ende ekzistojnë kufij të forta, të cilët vështirë kalohen në çdo aspekt, edhe në aspektin simbolik dhe në aspektin praktik, që ishte një arsye që liderët ta krijojnë këtë iniciativë, me çka do të lehtësohet jetesa e qytetarëve dhe transiti në këto vende.
-Pritet me radhë, biznesi vështirë funksionon nga të dy anët e kufirit. Së fundmi një biznesmen i cili eksporton ushqim deti tha se më e lehtë është të dilet nga Norvegjia, se sa nga Maqedonia e Veriut ose Serbia. Kjo na inkurajoi për këtë nismë që ka për qëllim ti afrojë njerëzit, të gjitha çështjet e hapura të vendosë në tavolinë edhe me hapa pragmatike, me lehtësimin në kalimin e kufijve, me pranimi të diplomave në të gjithë rajonin, me mundësi për punësim, të ndjehet fryma evropiane edhe në Ballkanin Perëndimor, tha Mariçiq, duke potencuar se ne si vend gjithmonë jemi të hapur deri sa një vend tjetër i Ballkanit Perëndimor donë të përfshihet në këtë nismë.