Lajme
09.6.2022 07:00
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, sot vizitoi komunën e Krushevës, ku mbajti takim me Kryetarin e komunës Tome Hristoski dh me Zëvendës kryetarin e komunës së Elbasanit, Shqipëri, Artur Kuni, shfrytëzues të Programit “ Bashkëpunim ndërkufitar Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë, Instrument për mbështetje para-aderuese” (IPA2), 2018 – 2020.
-Bashkëpunimi midis komunave të Krushevës dhe Elbasanit është një shembull i shkëlqyer për bashkëpunim të suksesshëm ndërkufitar përmes projekteve të realizuara të BE-së që japin vlerë evropiane rajonit. Krusheva është pikë e rëndësishme e hartës tonë turistike në të cilën me doemos të vazhdojmë të kontribuojmë dhe ta shfrytëzojmë potencialin të cilën e posedon për zhvillimin e turizmit, tha Mariçiq në takim.
Kryetarët e komunave shkëmbyen përvoja në realizimin e IPA projekteve dhe vlerën të cilën ata e kanë për zhvillimin e komunave, në veçanti në sferën e turizmit dhe theksuan se do të vazhdojnë të bashkëpunojnë edhe në sfera tjera edhe pse turizmi mbete qëllim primar, duke i shfrytëzuar në mënyrë racionale fondet zhvillimore të BE-së që i kemi në dispozicion.
Në vazhdim të vizitës, zëvendëskryeministri Mariçiq mori pjesë në punëtorinë e organizuar në kuadër të projektit të cilin ekspertët Maqedonas dhe Shqiptar për turizëm dhe për marketing e përgatisin “Dokumentin strategjik për promovimin e Krushevës dhe Elbasanit si destinacion të vetëm turistik”.
Në kuadër të projektit “Krushevë dhe Elbasan – është pranuar edhe destinacioni ndërkufitar turistik”, komuna e Krushevës do të merr objekt të fushë-fluturimit në Meçkin Kamen, për nevojat e organizimit të ngjarjeve ndërkombëtare dhe Botërore në paraglajding.
Vendin e vizitoi edhe Zëvendëskryeministri Mariçiq së bashku me kryetarët e komunave ku në mënyrë shtesë do të vendosin edhe dy stacione matëse, do të ndërtohen dy shtigje “daunhill” (çiklizmit malor) dhe do të vendoset LED ndriçim përreth objekteve kulturore.
-Projekti në përgjithësi ka vlerë prej 700.000 euro, mjete evropiane, do ta pasurojë ofertën turistike të Krushevës dhe rrugën evropiane do ta bëj më të qartë për qytetarët përmes përforcimit të dukshmërisë të fondeve të IPAs, mendon Koordinuesi nacional i IPAs, Zëvendëskryeministri Mariçiq dhe ju bëri thirrje për shfrytëzim të plotë të mjeteve të IPAs dhe punë më intensive në realizimin e projekteve të IPAs, që tregon se Republika e Maqedonisë së Veriut e vendosur dhe me shpejtësi hapëron në rrugën evropiane.