Lajme
08.6.2022 08:33
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, në kuadër të Samitit “Ballkani i Haur” hapi dhe kryesoi panelin përkushtuar bashkëpunimit në sferën e kulturës, në të cilën fjalët e tyre kishin edhe ministrat për kulturë të Maqedonisë së Veriut, Bisera Kostadinovska Stojçeva, Shqipërisë, Elva Margariti dhe Serbisë, Maja Gjokoviq.
-Obligimi ynë është të bëjmë përpjekje për ruajtjen e kulturës dhe njëkohësisht të investojmë edhe në art dhe kreativitetin e individëve si kontribut drejt zhvillimit të kulturës, por edhe sferave tjera që kanë ndikim të drejtpërdrejtë ose indirekte në kulturë, tha në panel Zëvendëskryeministri Mariçiq.
Koordinuesi nacional i IPAs tha se bashkëpunimi tani më është aktiv me vendet fqinje në sferën e kulturës dhe i nënshtrohet financimit nga Bashkimi Evropian në mënyrë shumë modeste, por domethënëse, duke i potencuar disa projekte të programit ndërkufitar.
-Me Greqinë ishte përmes projektit kulturor për financimin e mësimit të gjuhës greke në rajonin e Pellagonisë. Gjithashtu çdo vjet festivali “Vera e Ohrit” na rikujton se ruajtja e teatrit Antik, me mjetet e BE-së, sot na mundëson të jemi nikoqir të shumë ngjarjeve kulturore në një vend të vetëm, dhe njëkohësisht Ohrin e bën autentik në trashëgiminë kulturore, theksoi Mariçiq.
Për Zëvendëskryeministrin Mariçiq kultura është mjet shumë i fuqishëm që e tejkalon politikën, religjionin, gjuhën dhe gjithçka që na ndan, duke vendosur theks në programet e BE-së “Evropa kreative”, i cili bashkon artistët e gjithë botës, edhe krahas dallimeve dhe kufijve, shtoi Mariçiq në panel diskutimin në temë: “Ballkani i Hapur hap kulturën”.
Në fund përcolli mesazhin se duhet të shfrytëzohen fondet e BE-së për rajonin e Ballkanit të hapur që të përmirësohen lidhjet dhe marrëdhëniet e qytetarëve tanë përmes kulturës dhe artit, me çka do të jepet kontributi ynë për Evropën e pasur dhe të dalluar kulturore, duke e ruajtur trashëgiminë tonë kulturore nga e kaluara, si dhe duke e festuar atë që është e rëndësishme për të ardhmen tonë.
Ministret për kulturë dhanë mesazhe për intensifikimin e bashkëpunimit kulturor në rajon përmes nismave të përbashkëta dhe përmes bashkëpunimeve me të cilat do të rehabilitohen objektet të cilat janë trashëgimi kulturore përmes projekteve të financuara nga IPA, si dhe mundësitë që do të hapen për artistët dhe punëtorët kulturor, si dhe do të kontribuojnë në zhvillimin e turizmit kulturor në këtë pjesë të Evropës. Ata u dakorduan se ka sërë sferash në kulturë tek të cilat ka potencial për shoqërim dhe bashkëpunim me çka do të arrihen rezultate të dukshme për gjithë rajonin.
Në kuadër të Samitit u nënshkruan katër memorandume për bashkëpunim, nga të cilat një memorandum për mirëkuptim për bashkëpunim kulturor në Ballkanin Perëndimor.