Lajme
06.6.2022 02:36
Sekretarja e shtetërore në SÇE, znj. Drita Abdiu Halili mori pjesë në Konferencën e Komisioneve Parlamentare për Çështje Evropiane/Integrim të vendeve të përfshira në Procesin e Stabilizim Asociimit nga Evropa Juglindore – COSAP, e cila u mbajt në Ohër më 3 qershor të këtij viti.
Konferenca e sivjetshme, e udhëhequr nga kryetari i Komisionit Parlamentar për Çështje Evropiane, z.Arbër Ademi, është një forum për shkëmbim të rregullt të mendimeve për Procesin e Stabilizim Asociimit, Strategjinë për anëtarësim në BE të vendeve të procesit, si dhe procesin e zgjerimit të BE-së.
Në Konferencë morën pjesë anëtarë të Komisioneve Parlamentare për Integrim dhe Çështje Evropiane nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, si dhe anëtarë të Komisioneve të Integrimit Evropian të Asamblesë së Madhe Kombëtare të Republikës së Turqisë dhe Parlamentit të Republikës së Kosovës, të cilët morën pjesë në Konferencë si vëzhgues.
Në Konferencë u dhanë shikimet përmbyllëse në kuptimin se rajoni nuk ka alternativë tjetër veç anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe se BE-ja duhet të ruajë vëmendjen dhe komunikimin e duhur ndaj procesit të integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE.