Lajme
05.6.2022 08:24
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq, me rastin e shënimit të ditës Botërore të mjedisit jetësor në Fejsbuk profilin e tij theksoi se në periudhën e ardhshme një nga qëllimet prioritare për kahësimin e mbështetjes evropiane, të IPA programeve, do të jetë në sektorin e mbrojtjes së mjedisit jetësor dhe akcioni klimatik.
-Mbrojtja e mjedisit jetësor mbetet problem i zjartë për arsye të rritjes së katastrofave natyrore me të cilat ballafaqohet njerëzimi. Është i domosdoshëm raporti i harmonizuar që do ti balancojë faktorët social, ekonomik dhe ekologjik, me qëllim që të mbrohet pasuria natyrore e planetit tonë për gjeneratat e ardhshme. Nga viti 2007 gjithsej 92 projekte janë realizuar në këtë sferë me vlerë të përgjithshme nga më shumë se 122 milion euro. Lider në realizimin e projekteve dhe aktiviteteve për mbrojtjen e mjedisit jetësor është rajoni i Pollogut me 23 projekte dhe me vlerë prej 5.243.509,41 milion euro, qëndron në Fejsbuk statusin e Zëvendëskryeministrit Mariçiq.
Zëvendëskryeministri Mariçiq thotë se Qeveria i filloi përgatitjet për përpunimin e Strategjisë Nacionale për zhvillim për vitin 2022-2042, që do të na ndihmojë të vendosim sfidat e Agjendës 2030 dhe të sigurojmë fokus më të madh në implementimin dhe politikave qe BE i zbaton, duke përfshirë Marrëveshjen e gjelbër dhe Agjendën digjitale.
Mariçiq thekson se çdo kush nga ne ka rol dhe përgjegjësi për mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe mbajtjen e gjendjes më të mirë, për fëmijët tanë dhe gjeneratat e ardhshme, nga ajo që trashëguam, duke porositur që çdo ditë të jetë ditë e mjedisit jetësor, sepse atë ia kemi borxh planetit Tokë.