Lajme
04.6.2022 08:16
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq, ashpër dënoi djegien e hyrjes së qendrës kulturore “Ivan Mihajllov” në Manastir, me bindje se këto provokime të vogla nuk do ta fitojnë përkushtimin e sinqertë dhe mundin e deritanishëm, që kjo Qeveri investon për kthimin e dialogut me Bullgarinë dhe kthimin e marrëdhënieve në normalitet mes dy popujve.
Shpreh pikëllim për incidentin e sotëm në Manastir. Djegia e hyrjes së shoqërisë “Ivan Mihajllov” është sulm i drejtpërdrejtë në marrëdhëniet që i ndërtojmë dhe dialogun që zhvillojmë me Bullgarinë fqinje.
Provokimet nuk sjellin mirësi askujt, vetëm ndezin emocionet nacionaliste tek qytetarët e dy vendeve, të cilat dëmtojnë bashkëpunimin dhe marrëdhëniet mira fqinjësore.
Dënoj ashpër këtë akt vandalizmi edhe jam i sigurte se këto provokime të vogla nuk do ta fitojnë përkushtimin e sinqertë dhe mundin që investuam për kthimin e dialogut me Bullgarinë dhe kthimin e marrëdhënieve në normalitet mes dy popujve.
Besoj në punën e institucioneve kompetente dhe pres epilog të shpejtë dhe dënim adekuat për autorin/autorët, qëndron në Fejsbuk statusin e Zëvendëskryeministrit Mariçiq.