Lajme
03.6.2022 08:09
Sot Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq, mbajti tet-a-tet takim me Ministren për Punë të Jashtme të Suedisë Ann Linde, në të cilën u konfirmua përkushtimi parimor dhe konsistent i politikës së zgjerimit të BE-së, përmes kritereve të vendosura dhe mbështetjes të cilën ja jep Maqedonisë së Veriut në procesin euro-integrues.
-Suedia është një nga partnerët tanë më të mëdhenj që i jep mbështetje të qartë për integrimet evropiane të Maqedonisë së Veriut. Na bashkojnë marrëdhëniet e mira bilaterale, bashkëpunimi i shkëlqyer dhe përkatësia drejt vlerave evropiane, theksoi Zëvendëskryeministri Mariçiq.
Nga Sekretariati për Çështje Evropiane informojnë se në mbledhje është diskutuar për rrjedhën e bisedimeve me Bullgarinë, nga ku priten rezultate pozitive, në frymën e vlerave evropiane dhe marrëdhënieve fqinjësore.
Bashkëbiseduesit diskutuan edhe për rëndësinë e stabilitetit dhe sigurisë së rajonit, duke u dakorduar se konflikti ushtarak në Ukrainë ndryshoi gjendjen gjeopolitike dhe se në këtë situatë paqja, si një vlerë e paprekshme, është më se e nevojshme të ruhet.
Në këtë drejtim Ministrja Ann Linde shprehu mirënjohje për mbështetjen parezervë që Maqedonia e Veriut jep për anëtarësimin e Suedisë në NATO Aleancën.
Mariçiq dhe Linde konfirmuan miqësinë mes dy vendeve dhe bashkëpunimin e shkëlqyer e cila përmes ndihmës financiare të ekspertëve, është e rëndësisë së madhe në procesin reformues dhe për të cilin Zëvendëskryeministri Mariçiq pret se do të thellohet në periudhën e ardhshme.
Mariçiq gjatë ditës së sotme kishte takime edhe me drejtoreshën e Agjencisë suedeze për bashkëpunim zhvillimor ndërkombëtar (SIDA), Kerin Jamtin në të cilën shqyrtuan mundësitë për aktivitetet e radhës në kuadër të Strategjisë s suedeze për bashkëpunim reformues 2021-2027, për mbështetje të vazhdueshme në sigurimin e ndihmës për arritjen e qëllimeve tona strategjike reformuese dhe prioritetet lidhur me integrimin në BE.