Lajme
02.6.2022 02:51
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, kishte fjalën e tij në takimin e rëndësishëm global për ambient jetësor, “Stokholm + 50”, që shënon 50 vjetorin e Konferencës së Kombeve të Bashkuara për ambient jetësor, duke dhënë mesazh se zhvillimi i qëndrueshëm i ambientit jetësor është qëllimi global dhe se nuk guxon të humbet beteja me sfidat ekologjike.
-E ardhmja e planetit të shëndetshëm është përgjegjësia jonë e përbashkët. Kaloi gjysmë shekulli nga Konferenca e parë e KB-së për mjedisin njerëzor në Stokholm, viti 1972 dhe ende diskutojmë për sfidat ekologjike globale, tha Mariçiq.
Zëvendëskryeministri theksoi se Maqedonia e Veriut, së bashku me bashkësinë globale vazhduan vizionin e përbashkët për “Planet të shëndosh prosperitet për të gjithë”.
-Kemi vendosur vizion afatgjatë: Maqedonia e Veriut nga viti 2050 të ketë ekonomi prosperuese me emetime të ulëta të karbonit, që ndjek zhvillime të qëndrueshme dhe shtigje rezistuese, që përmirëson konkurrencën si dhe promovon kohezion shoqëror përmes veprimeve për luftë kundër ndryshimeve klimatike dhe ndikimeve të saja, theksoi Mariçiq duke shtuar se lufta kundër sfidave të sotme, bashkëpunimi rajonal ka rol të rëndësishëm, veçanërisht në përmbushjen e qëllimeve të Agjendës së gjelbër për Ballkanin Perëndimor.
-Sipas tij “Stokholm 50+” është mundësi e shkëlqyer të arrijë një planet prosperuese, gjithëpërfshirëse dhe të shëndetshëm, por për këtë nevojitet multilaterizëm në menaxhim me krizën planetare të trefishuar të Botës – klima, natyra dhe ndotja si dhe veprim të koordinuar nga aktorë të ndryshëm, si dhe partneritet mes shkencës, biznesit kreatorët të politikave dhe sektori civil.
-Kjo është mënyrë e garantuar në të cilin do të arrijmë me zgjidhje të caktuara të cilët janë të rëndësishëm për zhvillimin e qëndrueshëm dhe mbrojtjen e planetit dhe në gjithçka që jeton në te. Sot përgjegjësia dhe mundësia jonë është që ta përmbushim atë që është i vendosur si synim 50 vite më parë, në Konferencën për ambient jetësor, mund të realizohet plotësisht duke ndërtuar një të ardhme të shëndetshme për të gjithë ne dhe për gjeneratat e ardhshëm.
Krahas Mariçiq, në ngjarje pjesëmarrës ishte edhe Ministri për Mjedis Jetësor dhe Planifikim Hapësinor, Naser Nuredini, i cili do ta ketë fjalën e tij në dialogun e tretë të liderëve të titulluar: Përshpejtim i implementimit të dimensionit ekologjik të zhvillimit të qëndrueshëm”.
Zëvendëskryeministri Mariçiq në kuadër të vizitës së tij në Mbretërinë e Suedisë do të mbajë disa takime bilaterale mes të cilave është edhe takimi me Ministren për Punë Jashtme të Suedisë, An Linden dhe me kryesuesin e grupit parlamentar të miqve të Ballkanit Perëndimor, Adnan Dibrani dhe kryesuesin e Komitetit të BE-së, Peri Niemi, si dhe me Drejtoreshën e përgjithshme të agjencisë zhvillimore të Suedisë, Karin Jamtin.