Lajme
01.6.2022 07:59
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq sot mori pjesë në “Forumin ekonomik dhe financiar të Shkupit”, në panelin përkushtuar “Sfidat e reja për qeverisje të mirë”, në të cilën theksoi se përgatitet Strategji e re për reformë në administratë publike 2023 – 2030, që ka për qëllim rritjen e efikasitetit të institucioneve.
-Reforma në administratë publike është sferë kyçe në klasterin Themele dhe për herë të parë formalisht bëhet pjesë e procesit të negociatave. Si vend kandidat për anëtarësim në BE, duke e pasur parasysh edhe rëndësinë e sferës së sundimit të së drejtës edhe në kontekst të negociatave aderuese (si pjesë e Klasterit Themele), periudhën e kaluar u bënë përpjekje të rëndësishme që të përmirësohet korniza ligjore, strategjike dhe institucionale, tha Mariçiq.
Zëvendëskryeministri potencoi se pa qeverisje të mirë nuk ka sukses ekonomik, duke shtuar se kjo është bazë kyçe për vlerat tona evropiane dhe në mënyrë të ndërsjellë është ngushtë e lidhur me demokracinë e ndërsjellë dhe të drejtat themelore njerëzore.
-Vendet me mekanizëm funksional dhe efikas për sundimin e së drejtës janë më atraktive për investimet e drejtpërdrejta të huaja. Krahas anëtarësimit në NATO, investitorët e huaj kërkojnë “vende të sigurta për investime”, ku kërkesa kryesore është çfarë mekanizmi për qeverisje të si drejtës ekziston në vend të caktuar. Në këtë drejtim, pavarësia dhe paanshmëria e sistemit gjyqësor dhe niveli i korrupsionit është një nga kërkesat kryesore, tha Mariçiq në panel-diskutimi.
Zëvendëskryeministri Mariçiq foli për transparencë dhe llogaridhënie, duke theksuar se kjo Qeveri tregoi nivel të lartë të vullnetit politik ti hap institucionet, duke u thirrur në raportin e Metamorfozis sipas të cilit vendi ynë është e para nga vendet e Ballkanit Perëndimor, me kritere të përmbushura deri në 83.4%. ai iu referua edhe raportit për Indeks të transparencës aktive të viti 2021 të Qendrës për komunikime civile, sipas të cilit transparenca aktive e ministrive, e Qeverisë dhe e komunave, është 63 përqind, që për pesë përqind është në rritje në krahasim me vitin 2020.
Vendosim rregulla dhe standarde me qëllim që transparenca më tej të mos varet nga vullneti politik, por të vendoset si praktikë që është i domosdoshëm për çdo institucion, potencoi Mariçiq.