Lajme
31.5.2022 07:55
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq në kuadër të vizitës së sotme njëditore në Mal të Zi, mbajti takim bilateral me Kryeministrin malazez, Dritan Abazoviq, ku ata theksuan se me bashkëpunim dhe veprim të përbashkët shumë shpejt dhe lehtë do ti tejkalojë problemet me të cilat po ballafaqohet i gjithë rajoni, si pasojë e situatës së re gjeopolitike, ndërkaq nuk do të ndikojnë në masë të madhe pasojat e luftës tek qytetarët, në veçanti në kuptimin ekonomik.
-Progresi i një vendi të Ballkanit Perëndimor është progres i gjithë rajonit, ky është leksion i rëndësishëm të cilën medoemos ta dimë dhe gjithçka që bëjmë në nivel rajonal, në themelet e vlerave evropiane, do të sjell paqe, stabilitet dhe progres, që do të thotë mirëqenie për qytetarët tanë, tha Zëvendëskryeministri Mariçiq.
Sipas Abazoviq ky rajon kohë të gjatë duron sfida të ndryshme nga politikat e saja, që, siç thotë ai, kanë qenë në periudhën paraprake.
-Qëllimi ynë kryesor është anëtarësimi i plotë në BE i të gjitha vendeve që pretendojnë të jenë pjesë e familjes evropiane. Në këtë rrugë duhet të ndihmojmë njëri tjetrin. E vetmja mënyrë që ta arrijmë këtë është bashkëpunimi më i madh dhe rritja e besimit të përgjithshëm, theksoi Abazoviq.
Në takim u diskutua edhe mundësia e zgjerimit të Nismës” Ballkani i Hapur” me qëllim që nisma të merr kuptimin e plotë të çiltërsisë në të gjithë “Ballkanin Perëndimor”.
Duhet të dimë që në momente të vërteta të marrim përgjegjësi për vendime të guximshme që do të në sjellin prosperitet, përmes formave të ndryshme të bashkimit dhe bashkëpunimit në nivel rajonal, potencoi Mariçiq.
Në takim miqësor dhe konstruktiv u konfirmuan marrëdhëniet e mira tradicionale që i kanë dy vendet dhe të cilat sipas Mariçiq dhe Abazoviq duhet të shërbejnë si shembull për vendet tjera të rajonit.
Takimi bilateral u mbajt në margjinat e Samitit për demokraci në Evropën Juglindore “Lufta në Evropë: Ndikimi në Ballkanin”, organizuar nga Instituti Ndërkombëtar Republikan (IRI).