Lajme
30.5.2022 03:43
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq sot ishte pjesëmarrës në Samitin vjetor të Demokracisë në Evropën Juglindore, përkushtuar “Lufta në Evropë: Ndikimi i Ballkanit” nën organizimin e Institutit Ndërkombëtar Republikan (IRI), që mbahet në Budva, Mali i Zi.
Zëvendëskryeministri Mariçiq kishte fjalën e tij në panel-diskutimin në temë: Ndryshimi i dinamikës politike dhe i sigurisë në Ballkanin Perëndimor, në të cilën theksoi se lufta në Ukrainë është paralajmërim i fundit për Unionin për rrezikun që merr duke e lënë këtë rajon të paintegruar, me besim se politika e zgjerimir të BE-së nuk ka vetëm të kaluar, por edhe të ardhme.
-Për këtë arsye euro-integrimi për vendet e Ballkanit Perëndimor është i nevojshëm dhe tani nuk është koha për analiza. Koha është për intervenime të shpejta në euro-integrime dhe përmirësim i gabimeve nga e kaluara, tha Mariçiq duke shtuar se edhe krahas krizës ushtarake në Ukrainë, Ballkani Perëndimor medoemos të mbetet në fokusin e BE-së, sepse kjo është nga interesi gjeostrategjik edhe i Unionit.
Zëvendëskryeministri theksoi edhe nevojën dhe rëndësinë, partnerët NATO, SHBA dhe Bashkimi Evropian të veprojnë me besim, së bashku edhe në harmoni, duke potencuar se përfshirja e Ballkanit Perëndimor në arkitekturën politike dhe të sigurisë euro-atlantike do të jep efekt transformues pozitiv në stabilitetin dhe prosperitetin e tij ekonomik.
Mariçiq në margjinat e Samitit mbajti takim bilateral me Kryeministrin Malazez Dritan Abazoviq, me të cilin i konfirmuan marrëdhëniet e mira miqësore të dy vendeve, për të cilat u dakorduan se duhet të jenë shembull për vendet e rajonit.
Në takim theks i vendos në eruo-integrimet e dy vendeve dhe progresi në reforma, si dhe nevoja për intensifikimin e bashkëpunimit rajonal dhe mundësia për përfshirjen e vendeve tjera drejt Nismës “Ballkan i Hapur” kku Abazoviq konfirmoi pjesëmarrje në Samitin e Ballkanit të Hapur i cili do të mbahet me 7 dhe 8 qershor, në Ohër.
Samiti i sivjetmë i IRI ku pjesëmarrës ishin përfaqësuesit e lartë qeveritar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Evropës dhe rajonit, përfaqësuesit e sektorit civil, si dhe analist, për të folur haptas për tema kyçe të cilët kanë të bëjnë me stabilitetin e rajonit, me theks pasojat e luftës së Rusisë kundër Ukrainës në Ballkanin Perëndimor.
Samiti filloi me deklarata të shkurta për media, kurse bashkëbiseduesit e Zëvendëskryeministrit Mariçiq në panel-diskutimin ishin Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, përfaqësuesi për dialog në BE Beograd-Prishtinë dhe çështje tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, Kurt Volker, Ambasadori i mëparshëm i SHBA-ve në NATO dhe përfaqësuesi special i mëparshëm për Ukrainë dhe Stjuart Piç, përfaqësues special i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor