Lajme
03.5.2022 06:00
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq sot u takua me Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Lituanisë, Gabrielius Landsbergis.
Në takim u diskutua perspektiva evropiane e vendit dhe i rajonit në këtë periudhë, si dhe bisedimet me Bullgarinë me qëllim të heqjes së vetos për fillimin e negociatave aderuese me BE-në.
-Anëtarësimi në BE është përcaktim i Maqedonisë së Veriut dhe ne si Qeveri jemi të përkushtuar për realizimin e standardeve dhe rregullave evropiane, theksoi Zëvendëskryeministri Mariçiq, duke shtuar se deri sa nuk kemi sukses për kohë të shkurtë të arrijmë marrëveshje me Bullgarinë për heqjen e vetos do të presim rritjen e euro-skepticizmit mes qytetarëve.
Zëvendëskryeministri Mariçiq dhe Ministri Landsbergis u dakorduan se janë të mëdha pritjet nga Komisioni dhe kryesimi francez dhe se në periudhën e ardhshme do të ndërmerren hapat e nevojshme në drejtim të menaxhimit dhe çeljes së procesit.
Përmes një bisede të këndshme me Ministrin e Punëve të Jashtme të Lituanisë, Gabrielius Landsbergis, Mariçiq konfirmoi partneritetin dhe iu referua projekteve të përbashkëta që i zbaton Sekretariati për Çështje Evropiane së bashku me Lituaninë si dhe u dakorduan edhe për thellimin e bashkëpunimit me dhënien e mbështetjes eksperte dhe financiare për avancimin e agjendës tonë reformuese, me qëllim të përafrimit të shpejtë të vendit deri tek legjislatura dhe standardet evropiane.