Lajme
15.5.2022 07:02
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane dhe Koordinuesi Nacional i IPA-s, Bojan Mariçiq, nesër do të merr pjesë më Forumin vjetor të shtatë të strategjisë makro-rajonale të BE-së për rajonin Adriatiko-Joniane (EUSAIR), i cili do të mbahet në Tiranë, Shqipëri.
Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Mariçiq do të jetë pjesë e takimi të përbashkët të ministrave përgjegjës për fondet e BE-së, anëtarët e EUSAIR dhe ministrat përgjegjës për BE, në të cilën do ti shkëmbejnë praktikat e mira, do ta shpërndajnë vizionin politik dhe drejtimin e zbatimit të EUSAIR.
Zëvendëskryeministri do të jetë folës i në panelin kushtuar integrimit ë Ballkanit Perëndimor dhe Agjendës së gjelbër. Mariçiq në kuadër të Forumit do të mbajë takim bilateral me Zëvendësministrin për punë të jashtme dhe bashkëpunim ndërkombëtar të MPJ-së italiane, Benedeto Dela Vedova.
EUSAIR është një nga katër strategjitë makro-rajonale të BE-së, krahas Strategjisë së BE-së për rajonin dhe detit Baltik që mbulon dhjet vende: katër vende anëtare të Bashkimit Evropian edhe atë: Kroacinë, Greqinë, Italinë, Slloveninë dhe gjashtë vende që nuk janë anëtarë të BE-së: Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë, Bonje dhe Hercegovinën, Malin e Zi, Serbinë dhe San Marinon.
Qëllimi i përgjithshëm i EUSAIR është që ti promovojë rritjen ekonomike dhe prosperitetin shoqëror në rajon, përmes përmirësimit të atraktivitetin, konkurrencën dhe ndërlidhjen. Strategjia gjithashtu ka për qëllim të kontribuoj për integrimin e mëtejmë të Ballkanit Perëndimor në BE.
Në Forumin e 7të të sivjetmë në Shqipëria kryesimin do t’ia dorëzojë Bosnje dhe Hercegovinës.