Lajme
14.5.2022 12:54
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq,në ngjarjen ndërkombëtare “Biseda strategjike ekonomike” në organizim të Shoqërisë e zhvillimit të rrjetit të Evropës Juglindore (SEEBDN) tha se Bashkimi Evropian nuk duhet të harrojë Ballkanin Perëndimor për shkak të krizës së Ukrainës, përkundrazi medoemos të mbetet në fokus të rajonit.
-Maqedonia e Veriut, si dhe Shqipëria, duhet ti fillojë negociatat për anëtarësim në Union, por gjithashtu e rëndësishme është edhe Ukraina, Gjeorgjia dhe Moldavia të kenë perspektivë evropiane, duke shtuar se Bashkimi Evropian është projekt i tregtisë së lirë, lëvizjes së lirë të njerëzve, progresit ekonomik, Unioni edhe 80 vite më vonë është përgjigja më e përshtatshme, dhe për këtë arsye duhet dhe duam të anëtarësohemi në BE.
Zëvendëskryeministri Mariçiq, së bashku me Kryetarin e mëparshëm të Kroacisë Ivo Josipoviq, raportuesin e mëparshëm të BE-së për Kosovë dhe Metohi dhe përfaqësues i lartë i bashkësisë ndërkombëtare në B dhe H Volfgang Petroviq dhe Martin Engelberg, deputeti austriak nga radhët e Partisë Popullore, mori pjesë në panelin “Procesi i aderimit në BE dhe integrimi i Ballkanit Perëndimor në kotë të ndryshimeve të dukshme në Evropë” në të cilën kërkoi që vendet e BE-së ti përkushtojnë vëmendje më të madhe Ballkanit Perëndimor, e cila me hapa konkrete do jepte rezultate pozitive, në të kundërtën vjen në pyetje besueshmëria e BE-së të vendeve të rajonit dhe besueshmëria e qytetarëve të Unionit.
-Në rajon është ulur popullariteti i “markës” të quajtur Bashkim Evropian, për këtë arsye më se e nevojshme është të demonstrohet lidershipi për tu mbrojtur imazhi i saj, sepse ata që janë kundër mundohen ta tregojnë Unionin si të pasuksesshëm, tha Mariçiq.
Në panelin zëvendëskryeministri iu referua edhe iniciativës “Ballkani i Hapur” duke potencuar se është komplementar i procesit të aderimit në BE dhe se Procesi i Berlinit nuk është zëvendësues për hyrje në Union, duke shtuar se nuk duhet të humbasim kohë derë sa jemi në dhomën e pritjes së BE-së, por duhet të bëjmë ndryshime në nivelin e Ballkanit Perëndimor, ti japim pamje tjetër rajonit, i cili gjithmonë i lidhur e konflikte dhe krim dhe të tregojmë se mundemi të bashkëpunojmë në të gjitha sferat.