Lajme
13.5.2022 09:00
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq sot në paraqitjen e tij në emisionin Tema e ditës në TV Sitel deklaroi se ka potencial dhe vullnet te partnerët evropiane për nxitje dhe inkurajim ne zhbllokimin e procesit të zgjerimit, për këtë arsye është reale të presim rezultate pozitive në negociatat me Bullgarinë.
-Është koha e lidershipit nga ana e Evropës, nëse Ballkanin Perëndimor e sheh si pjesë të BE-së. Maqedonia e Veriut është e gatshme ti fillojë negociatat, por a do të ndodhë kjo, varet nga pozita e Bullgarisë, si dhe çfarë ambienti do të krijohet në BE. Në kontekst të luftës në Ukrainë dhe të gjitha krizave që ndodhën, mendoj se është momenti i vërtetë gjatë kryesimit të Francës të aktivizohet politika e zgjerimit, tha Mariçiq.
Për propozimin e kryetarit të Francës, Makron, Zëvendëskryeministri Mariçiq theksoi se ne që moti i kemi plotësuar kriteret për fillimin e negociatave për aderim dhe se vendet e Ballkanit Perëndimor kanë perspektivë për anëtarësim në BE.
-Ideja e Kryetarit Makron është më shumë një mesazh i Bashkimit Evropian drejt vendeve që akoma nuk janë kandidat ose akoma nuk kanë hyrë në qarkun e BE-së. Unë mendoj që ai mesazh para se gjithash është drejt Ukrainës, Gjeorgjisë, dhe Moldavisë sepse këto vende akoma nuk kanë kornizë të vendit kandidat apo të anëtarësimit, potencoi Mariçiq.
Mariçiq për nismën “Ballkani i Hapur” theksoi se sjell përfitime për qytetarët, pa bërë kornizë të madhe politike rreth procesit, duke shtuar se është e rëndësishme që qytetarët lehtë të mund ti kalojnë kufijtë, pa pasur ndalesë, lejet për punë të vlejnë gjithkund, të shfrytëzohet ndihma mjekësore në të gjitha vendet.
-Ideja politike e “Ballkanit të Hapur” është që të zbatohen punët praktike që ky rajon do ti hap për investime më të mëdha nga vendet-anëtare të BE-së dhe SHBA-ve. Ta lehtësojë jetën e qytetarëve përmes implementimit të katër të drejtave të BE-së” tha Zëvendëskryeministri Bojan Mariçiq në lajmet e TV Sitel.