Lajme
13.5.2022 03:00
Sot, për të vazhduar bashkëpunimin me Sekretariatin për Çështje Evropiane me institucionet e e larta arsimore, Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq nënshkroi memorandum për bashkëpunim me Prof.d-r Sasho Georgievski, dekan në fakultetin Juridik “Justiniani i Parë” në Shkup
-Të rinjtë janë ata që do të vazhdojnë ta ndërtojnë të ardhmen evropiane në vend, për këtë arsye është e rëndësishme të ju mundësohet njohuri cilësore teorike dhe praktike në interes të procesit euro-integrues përmes bashkëpunimit të përbashkët, tha Zëvendëskryeministri Mariçiq.
Duke pasur parasysh natyrën e procesit të integrimit evropian me miratimin e legjislaturës evropiane në periudhën para-aderuese, si dhe rrjedhës së udhëheqjes së negociatave për anëtarësim në BE, Mariçiq dhe Georgievski theksuan se kuadri profesional i juristëve që do të dalin nga fakulteti Juridik medoemos të kenë njohuri të shkëlqyer të çështjeve lidhur me Bashkimin Evropian.
Në këtë kontekst ata theksuan se është e rëndësishme se përmes arsimit të krijohet kuadër që do të jetë i përgatitur dhe do të kontribuojë në reforma, në veçanti në luftën kundër korrupsionit dhe sundimit të së drejtës, duke pasur parasysh që ata janë sfera kryesore në klasterin Themele që do të hapet i pari me fillimin e negociatave aderuese, si dhe është klaster i fundit që do të mbyllet.
Sekretariati për Çështje Evropiane në mënyrë të vazhdueshme bashkëpunon me publikun shkencor dhe institucionet e larta arsimore në vend dhe jashtë, duke mundësuar studentëve tanë të përgatiten me njohuri për Bashkimin Evropian dhe të jenë të gatshëm të marrin pjesë në proceset e integrimit evropian, njëherit duke mundësuar edhe edukim për administratë për përmirësimin e njohurive në sferat e BE-së.