Lajme
26.5.2022 08:45
Zëvendëskryetari Qeverisë për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq i ftuar në emisionin “Klik plus” deklaroi se ka vëmendje dhe interes nga ana e Francës si kryesues, por edhe dëshirë, në këtë moment intensiv, që ti jepet shans dhe ti ndihmohet procesit të bisedimeve me Bullgarinë.
-Vërehet prania e rritur franceze në rajon dhe tek ne, në periudhën e fundit. Kjo është mirë për ne, mendoj që është mirë që Franca të angazhohet, vëmendja e saj të fokusohet në Ballkanin Perëndimor, saktësisht në rastin tonë. Kjo do të thotë se të gjithë faktorëve politik këtu si dhe në Bullgari t’ju qartësohet se fillimi i negociatave tona është interes strategjik për BE-në, jo vetëm për ne, por edhe për BE-në dhe posaçërisht në kontekstin e luftës në Ukrainë, që të mos ketë rrezik me destabilizim të mëtejshëm dhe të pozitës së BE-së në rajon. Por kjo a do të ketë fuqi do ta shohim në fund, tha Mriçiq në “Klik plus”.
Zëvendëskryeministri theksoi se të gjitha propozimet që deri më sot janë shtruar në tavolinë, duke filluar nga kryesimi gjerman, janë shfrytëzuar gjatë bisedimeve njësoj siç u propozuan, me modifikime të caktuara, ndërkaq propozimi portugez e potencoi si të pranueshëm dhe diçka që shihet si zgjidhje e drejtë.
-Ne jemi në pozicion parimor se për gjithçka që do të dakordohet dhe gjithçka që do të vendoset në dokument është rënë dakord, ne nuk kemi problem ta implementojmë si obligim bilateral.
Mirëpo diçka që duhet të hyjë në kornizë të negociatave kjo më është çështje për të gjitha vendet anëtare. Këtu kemi vende anëtare që nuk pajtohen me këtë, kurse ne nuk do të donim që procesi ynë i euro-integrimeve të kthehet në një proces të vetëm si diskutim për çështje bilaterale me Bullgarinë, theksoi Mariçiq.
Për nismën “Ballkani i hapur” Zëvendëskryeministri Mariçiq tha se “Ballkani i hapur” është iniciativa e parë që thyen barrierat në rajon, dukë u bërë thirrje të përfshihen edhe vendet tjera që mendojnë se kanë ç’të bëjnë së bashku, pa u ngarkuar me çështje politike dhe në mënyrë praktike t’u lehtësojnë jetesën e të gjithë qytetarëve në rajon.
-Ideja e Ballkanit të hapur është ide e mirë, bashkëpunim i mirë mes vendeve të këtij rajoni që kohë të gjatë nuk kanë bërë diçka për uljen e barrierave, për të lehtësuar lëvizjen, për të lehtësuar biznesin, për të lehtësuar funksionimin e operatorëve ekonomik dhe mendoj është nismë e parë pas shumë kohe të gjatë që vjen nga vendet e Ballkanit Perëndimor, theksoi Mariçiq në emisionin “Klik plus”.