Lajme
17.5.2022 03:02
Në hapësirat Sekretariati për Çështje Evropiane, nga ana e z-nja Evgenija Serafimovska Kirkovski – Udhëheqëse e sektorit për koordinim të BE-së dhe ndihmës tjetër të huaj, z. Fabio Drago – tim lider dhe z-nja Elizabeta Buova – udhëheqëse e njësisë për trajnim, solemnisht u dhanë certifikata për pjesëmarrësit që me sukses i përfunduan trajnimet, ndërkaq u realizuan në kuadër të projektit “Mbështetje për menaxhim me fondet e BE-së – IPA 2014” / / ,,Support for the management of the EU funds funded under IPA 2014 EU Integration Facility’’.
Deri më tani me sukses u realizuan tre grupe të trajnimeve të cilat i ndoqën më shume se 45 nëpunës të rij administrativ nga disa institucione shtetërore, edhe atë: Sekretariati për Çështje Evropiane, Ministria e Financave – CFCD, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Ministria për Ambient Jetësor dhe Planifikim Hapësinor, Ministria për Transport dhe Lidhje, Ministria për Punë dhe Politikë Sociale, Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Ndërmarrja Publike për Hekurudha dhe Infrastrukturë, të cilët në mënyrë të pandërmjetëm janë të përfshirë në punën e sektorëve për zbatimin e ndihmës së IPA-s në mënyrë indirektе.
Çdonjëra nga trajnimet zgjati nga 20 ditë, ku pjesëmarrësit u trajnuan për përgatitjen e matricave të kornizës logjike, udhëzues praktik për lidhjen e kontratave për shërbime, punëtorëve të ndërtimit dhe prokurimeve (PRAG) dhe përgatitjen e dokumenteve operative identifikuese.
Përmes zbatimit të këtyre trajnimeve, SÇE në mënyrë aktive kontribuon drejt përforcimit të kapaciteteve administrative të IPA strukturave në kuadër të institucioneve, qëllimi përfundimtar i të cilëve është rritja e shkallës së shfrytëzimit të fondeve të BE-së përmes të cilëve financohen projekte në të gjithë vendin të cilët kontribuojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve në përgjithësi.
Në kuadër të qendrës për trajnime pran Sekretariatit për Çështje Evropiane, në mënyrë të vazhdueshme zbatohen trajnime në bazë të nevojave për trajnim të identifikuar për IPA dhe strukturave të BE-së, të cilët kontribuojnë për përgatitjen dhe përforcimin e kapaciteteve administrative për periudhën e ardhshëm euro-integrues.