Lajme
14.5.2022 07:40
“Kriza në Ukrainë do duhej të jetë thirrje për zgjimin e Bashkimit Evropian dhe thirrje për angazhim dhe përkushtim më të madh të Ballkanit Perëndimor, të veprojë më aktiv për të qenë e qartë perspektiva jonë evropiane” thotë Zëvendëskryeministri i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq në deklaratën e tij për agjencinë e serbe “Tanjug”.
Mariçiq shtoi se nga fillimi i formimit të Qeverisë së re zhvillohen bisedime intensive me Bullgarinë dhe punohet në planin reformues me qëllim që negociatat të fillojnë sa më shpejtë të jetë e mundur.
“Nuk lidhemi me data, por presim të shfrytëzohet lidershipi i kryetarit Makron dhe i Francës gjatë kohës së kryesimit të tyre dhe ti fillojmë bisedimet, sepse 17 vjet jemi vend kandidat, i përmbushëm të gjitha kushtet dhe realisht e meritojmë atë, megjithatë mbetet vendimi i Unionit, tha Mariçiq.
Në pyetjen për nismën e “Ballkanit Perëndimor”, Zëvendëskryeministri theksoi se është një nismë e mirë që duhet të rindërtohet dhe mendon se duhet të përfshihen edhe Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina dhe Kosova, dhe së bashku të tregojnë si rajon se mund të bëhen punë pozitive për qytetarët.
“Është shumë e rëndësishme t’ju tregojmë qytetarëve se vendet e rajonit, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Shqipëria mundemi ta lehtësojnë jetën e qytetarëve dhe t’i bëjnë profesionistët e rinj të lëvizshëm në gjithë rajonin. “Korridoret e gjelbra” me të vërtet funksionuan dhe shumë ndihmuan në këtë krizë për të lehtësuar biznesin dhe furnizimin me ushqime bazë dhe duhet të jemi mirënjohës për këtë mundësi, të mund ta ruajmë nivelin e furnizimit me të gjitha produktet, pikërisht për këtë bashkëpunim”, theksoi në intervistë për “Tanjug”.