Lajme
11.5.2022 03:21
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq sot kishte takim me Patricia Danci, Drejtore e përgjithshme e agjencisë Zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim, në shoqëri me Veronik Ulman Marti, Ambasadore e Konfederatës Zvicerane në Maqedoninë e Veriut.
-Zvicra është një nga donatorët kryesor bilateral në vend që ka dhënë kontribut të dukshëm nga viti 1992 e deri më tani edhe atë për sektorë kyçe në interes të vendit dhe qytetarëve në sferat e qeverisjes diplomatike, pjesëmarrjes së qytetarëve, qeverisjes lokale por edhe infrastrukturë, çështjeve të lidhura me ujërat dhe zhvillimit të barabartë rajonal, si dhe barazisë gjinore, theksoi Mariçiq në takim.
Mariçiq dhe Danci diskutuan për strategjinë Zvicerane për bashkëpunim në Maqedoninë e Veriut 2021 – 2024 e cila ngushtë e harmonizuar me proceset reformuese të Qeverisë për vazhdimin e integrimit të BE-së dhe përpjekjeve për arritjen e qëllimeve për zhvillim të qëndrueshëm.
Njëherit potencuan se mbështetja e Qeverisë zvicerane për fushat tematike prioritare të identifikuara për bashkëpunim të përbashkët, në vlerë prej rreth 65 milion franga zvicerane, mundëson mbështetje të projekteve të cilat do të kontribuojnë në realizimin e proceseve reformuese dhe harmonizimin e standardeve të BE-së, si dhe do ta përmirësojnë cilësinë e jetës së qytetarëve.
Zëvendëskryeministri Mariçiq shprehu mirënjohje Drejtoreshës Danci për angazhimin e saj personal dhe pjesëmarrjen në sigurimin e mbështetjes donatore, për të cilën u dakorduan se do të jetë e zgjeruar dhe në nivel të lartë me qëllim që të racionalizohen dhe të kontribuojnë në zbatimin e agjendës evropiane në vend të cilat janë prioritete të Qeverisë.