Lajme
09.5.2022 10:29
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq në Fejsbuk profilin e tij uroi njohjen e KOM-Kryepeshkopatës së Ohrit nga ana Patriarkanës Ekumenike dhe iu falënderua për këmbënguljen, besimin dhe shpresën e Sinodit të Shenjtë të Kishës Ortodokse Maqedonase – Kryepeshkopatës së Ohrit, klerit, monasticizmit dhe popullit besimtar.
“Me njohjen e sotme primordiale nga ana e Patriarkanës Ekumenike, KOM Kryepeshkopata e Ohrit bohet pjesë e pandashme e bashkësisë eukaristike në hierarkinë, klerin dhe popullin, nën gjirin e unitetit të Ortodoksisë.
Njëkohësisht, në këtë akt historik përfundimisht rregullohet padrejtësia e gjatë ndaj KOM – KO dhe popullit maqedonas, me njohjen e kanunizimit nga ana e Kishës, Patriarkana Ekumenike jep fund të lumtur izolimit po thuaj se shtatëdhjetëvjeçare Kishës së rinovuar të Ohrit.
Dua të shpreh mirënjohje për këmbënguljen, besimin, shpresën dhe lutjet e Sinodit të shenjtë të Kishës Ortodokse Maqedonase – Kryepeshkopatës së Ohrit, klerit, monastizmit dhe popullit besimtar” – qëndron në urimin e Zëvendëskryeministrit Mariçiq.