Lajme
09.5.2022 06:57
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq, në paraqitjen drejtpërdrejtë në lajmet e TV24 nga Parisi, informoi për aktivitetet në kuadër të vizitës së punës në Paris dhe ngjarjen “Dialogjet Ballkanike” nikoqir i të cilit është Senati francez.
-Kishim diskutim të hapur dhe të sinqertë për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, në veçanti në kontekst të luftës në Ukrainë, që është mesazh i mirë pikërisht për 9 Majin se Franca është e interesuar, të diskutojë për zgjerimin, tha Mariçiq, duke shtuar se kjo nuk është garanci për fillimin e negociatave, mirëpo është shenjë e mirë se kemi vëmendjen e Francës.
Në takim, faktorët politik nga Evropa dhe Ballkani Perëndimor, konfirmuan rëndësinë për vazhdimin e procesit integrues dhe shmangies së bllokadave dhe vetove të tjera.
-Dimë sa e rëndësishme është edhe për BE-në edhe për ne të shfrytëzohet momenti i kryesimit francez dhe të bëhet hapërim përpara. Ne këtu kishim pozitë të fuqishme se kemi bërë me të vërtetë çdo gjë që duhej bërë dhe se jemi të gatshëm për fillimin e negociatave sa më shpejtë, theksoi Mariçiq.
Zëvendëskryeministri tha se deri më tani në bisedime me Bullgarinë nuk ka pasur ndërmjetësues zyrtar, megjithatë çdo kryesimi BE-së ka dhënë kontributin e sajdie ka bërë përpjekje që të arihet deri në zgjidhje, ky ishte rasti edhe me Gjermaninë, Portugalinë, Slloveninë, duke potencuar se nga Franca kemi vëmendje dhe ekziston dëshira të bëhen përpjekje shtesë, por si dhe në çfarë forme, atë do ta shohim në periudhën e ardhshme.
Për marrëdhëniet me Bullgarinë Zëvendëskryeministri konfirmoi gatishmërinë të vazhdojnë bisedimet në bazë parimore, duke u mbajtur në mbrojtjen e identitetit dhe deri tek vlerat evropiane, me qëllim që të gjendet zgjidhje që do të jetë dinjitoze dhe e qëndrueshme dhe e cila me të vërtet do ti hap dyert për fillimin e negociatave.
-Kemi pozita të qarta të arrijmë marrëveshje përmes një dokumenti gjithëpërfshirës në të cilin qartë do të përcaktohen detyrimet e Maqedonisë së Veriut si dhe të Bullgarisë, si dhe cilat hapa do të merren deri në heqjen e vetos si dhe cilat hapa do të ndërmerren pas heqjes së vetos, konfirmoi Mariçiq, duke potencuar se nuk do të lidhen me një datë, megjithatë ky shans duhet shfrytëzuar, sepse çdo prolongim ulë mundësinë për zgjidhje dhe nuk është në favor të zgjidhjes.