Lajme
09.5.2022 02:02
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane Bojan, Mariçiq sot merr pjesë në ngjarjen rajonale në kuadër të nismës “Dialogu Ballkanik” në organizim të Senatit francez, në të cilën potencoi se tani është moment i vërtet që Evropa ta bëjë hapin e duhur për ruajtjen e vlerave të cilat janë themel i Unionit.
-Lufta në Ukrainë është thirrja e fundit për Bashkimin Evropian dhe politikës së saj për zgjerim me vendet e rajonit, kurse për këtë nevojitet lidership dhe vendim i fuqishëm politik, që nuk do të burokratizohet, tha Zëvendëskryeministri në nismën rajonale, nikoqir i të cilit është Senati francez.
Zëvendëskryeministri para të pranishëmve theksoi se ky vit është vendimtar për përcaktimin e politikës së zgjerimit, nga e cila rajoni pret lëvizje në procesin euro-integrues dhe konfirmim për ardhërinë e saj evropiane.
-Nëse Unioni nuk i përgjigjet kësaj thirrjeje, dhe Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria nuk marrin datë për fillimin e negociatave, atëherë i gjithë Ballkani Perëndimor lihet mënjanë, pa perspektivë të qartë dhe mundësi për ndikime të tjera të jashtme, theksoi Mariçiq.
Sipas Mariçiq kjo nuk është në interes të qeverive pro-evropiane si kjo e jona, por është në favor të atyre që trajtojnë narrativin rus, se BE është tregim i pasuksesshëm, dhe potencoi se zvarritja dhe shtyrja e vendimeve nuk dhanë asgjë pozitive kurse unifikimi i Ballkanit Perëndimor me BE-në është i pashmangshëm, theksoi Zëvendëskryeministri Mariçiq.
-Besoj se Evropa do ta tregojë fuqinë e saj të madhe, dhe ky është uniteti i saj, si dhe do të dëshmojë se pse është lider global, me një kthesë në procesin euro-integrues, i cili tani më është i pashmangshëm, theksoi Zëvendëskryeministri Mariçiq.