Lajme
09.5.2022 09:34
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane Bojan, Mariçiq sot në një video fjalim, me mesazh për paqe, unitet dhe solidaritet, uroi 9 Majin, Ditën e fitores mbi fashizmin dhe Ditën e Evropës.
-9 Maji është simbol i heroizmit dhe unitetit të njerëzve të cilët i mbronin shtetet e tyre dhe gjithë botën nga e keqja e shekullit të kaluar – fashizmit. Kjo datë historike na paralajmëron se të keqen që e bëri fashizmi asnjëherë nuk duhet të përsëritet për të mirën e gjeneratave të ardhshme. Në të njëjtën kohë, kjo datë na obligon të vazhdojmë ti çmojmë parimet e vërteta për ndërtimin e paqes, unitetit, stabilitetit dhe lirisë, tha Mariçiq.
Ai rikujtoi se sot kremtohet fitorja e demokracisë, vlerave evropiane, toleranca dhe dialogu, në përmbushjen e vizionit të Robert Shuman dhe Zhan Monesë, si dhe kjo ditë është mundësi ti nderuar dhe për tu shprehur mirënjohje për atë që Bashkimi Evropian bëri në interes të paqes, stabilitetit dhe zhvillimit të kontinentit.
9 Maji i sivjetmë Evropa dhe bota shënojnë në kushte të krizës së sigurisë, ekonomike dhe energjetike dhe për këtë arsye si asnjëherë deri më tani na nevojiten bazat e vlerave evropiane: solidariteti, uniteti dhe bashkëpunimi, theksoi Mariçiq.
Sipas tij sfidat e tanishme pa hamendje tregojnë se zgjerimi, si politikë më e suksesshme e Bashkimit Evropian, megjithatë është mënyra e vetme për përforcimin dhe mbrojtjen e sigurisë, paqes dhe progresit të Evropës, si dhe politika koherente e dyerve të hapura do të kthehet lartë në agjendën e Bashkimit Evropian edhe në periudhën që pason do të jep rezultate.
-Qëllimi ynë dhe garancia e vetme për një të ardhme prosperuese të gjeneratave të tashme dhe të ardhshme është Bashkimi Evropian. Për këtë arsye mbetemi të përkushtuar përgjithmonë që vendi ynë të bëhet anëtar i plotë, i besueshëm dhe i përgjegjshëm në familjen evropiane, tha Mariçiq.
Zëvendëskryeministri Mariçiq sot dhe nesër për vizitë pune do të qëndrojë në Paris, ku do të mbajë takime me Klement Bon, Sekretar shtetëror për çështje Evropiane të Republikës së Francës, me Këshilltarin politik për Ballkanin të kryetarit Makron, Izabel Dumont dhe me Kryetarin e Komitetit për Çështje Ndërkombëtare dhe Mbrojtje, Kristian Kambon.
Në kuadër të vizitës, Mariçiq do të jetë folës në konferencën “Dialogu Ballkanit” ku marrin pjesë përfaqësues të lartë shtetëror të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Evropë.