Lajme
06.5.2022 03:11
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq kishte fjalën e tij në Konferencën Vjetore Ndërkombëtare “Rrjedhat strategjike 2022” në temë Evropa pas zgjedhjeve presidenciale në Francë gjatë kohës së kryesimit francez me BE-në.
-Njëkohësisht, punojmë ngushtë dhe në mënyrë intensive me fqinjin tonë Bullgarinë për të gjetur zgjidhje të pranuar në mënyrë të ndërsjellë për çështjet e hapura. Ne bëmë pjesën tonë, bëmë edhe më shumë nga ajo që pritej deri më tani, tani është koha BE të bëjë hapin e tij përpara, theksoi Zëvendëskryeministri Mariçiq.
Ai në fjalën e tij theksoi se agresioni aktual i Rusisë ndaj Ukrainës qartë tregoi sa e rëndësishme është që të përfundojë unifikimi i kontinentit evropian, të bëhet më e fuqishme dhe më rezistent ndaj çdo kërcënimi aktual ose të ardhshëm.
Ky është qëndrimi që ne si vend e promovojmë në dekadat e fundit. Ky ishte qëndrimi aktual edhe i Komisionit Evropian gjatë nisjes së prioriteteve gjeopolitike për këtë mandat, theksoi Mariçiq duke shprehur keqardhje që pikërisht kriza dërgoi mesazh se zgjerimi dhe bashkimi i plotë i kontinentit të vjetër me Ballkanin Perëndimor janë kyçe për stabilitetin dhe sigurinë jo vetëm të rajonit por edhe të Evropës në përgjithësi.
Sipas tij, është koha e fundit që BE-ja ta mbajë premtimin e saj për vendin të mbetet i qëndrueshëm dhe ta konfirmojë rolin e saj si aktor global me përshpejtimin e procesit të zgjerimit dhe duke e pranuar dëmin e mbajtjes së status-quo-s, duke potencuar se Franca ka shans të madh ta kthejë në jetë procesin e zgjerimit përmes sigurimit të vendimit për fillimin e negociatave aderuese me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare me të dy vendet.
Konferenca vjetore ndërkombëtare “Rrjedhat strategjike 2022” nën organizimin e Forumit për studime strategjike (FORST) dhe Fondacioni Frederih Ebert (FEC), iu përkushtuan pasojave të zgjedhjeve të fundit presidenciale franceze për të ardhmen e Unionit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor. Në konferencë morën pjesë përfaqësues të lartë nga Gjermania, Franca, institucionet e BE-së dhe nga Ballkani Perëndimor, si dhe diplomat, analistë, akademikë dhe hulumtues.