Lajme
04.5.2022 05:07
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq, në konferencën e sotme koordinuese të donatorëve organizuar nga ana e Sekretariatit për Çështje Evropiane i prezantoi prioritetet në zbatimin dhe racionalizimin e ndihmës së donatorëve për vendin me qëllim të kahësohet drejt zbatimit të prioriteteve reformuese për mbështetje të integrimit evropian.
-Me qëllim që të përmbushen prioritetet zhvillimore të vendit, këto takime janë të rëndësisë së veçantë për koordinim efikas të politikave zhvillimore, theksoi Mariçiq në fjalën e tij, duke potencuar se përmes mbështetjes së vazhdueshme të donatorëve sigurohet mbështetje e madhe e ndihmës financiare për Republikën e Maqedonisë së Veriu, e cila i ndjek nevojat për stabilizim dhe aderim në Bashkimin Evropian, kurse njëkohësisht ndihmon për përmirësimin e cilësisë dhe qasjes së ndihmës për përforcimin e efikasitetit të bashkëpunimit zhvillimor.
Zëvendëskryeministri dhe koordinuesi Nacional i IPA-s Mariçiq theksoi se koordinimi i harmonizimit të ndihmës së huaj janë pjesë integrale e përgatitjeve tona për aderim në Bashkimin Evropian, duke shtuar se krahas shkalles së caktuar të zhvillimit, menaxhimit dhe koordinimit të ndihmës që arritëm, akoma ka sfida të cilat do të mund të tejkalohen dhe racionalizohen, të cilat kërkojnë vëmendje urgjente, edhe ate përmirësim të mëtejshëm të funksionimit të grupeve të punës sektoriale, përmirësim dhe komunikim me donatorë dhe racionalizim dhe harmonizimi me planifikim strategjik të donatorëve.
Në konferencën e donatorëve Mariçiq ka pritje se mekanizmi për koordinim bazuar në qasjen do të kontribuojë për sigurimin e fokusit më të fuqishëm dhe përpjekje sistematike për arritjen e prioriteteve zhvillimore përmes krijimit të sinergjive për efikasitet të rritur edhe dhënien e ndihmës financiare, kurse njëkohësisht dyfishimin e panevojshëm i përpjekjeve do të reduktohet në minimum.
-Jam i vetëdijshëm për faktin se kjo qasje kërkon përkushtim dhe vëmendje të fuqishme nga ana e palëve të involvuar, dhe për këtë arsye i çmoj përpjekjet e juaja për avancimin e këtij mekanizmi, për iniciativën tuaj, gatishmëria dhe bashkëpunimi i juaj të jep mbështetje në vendosjen e kësaj metode të rinovuar të koordinimit. Duke folur si Zëvendëskryeministër për Çështje Evropiane, por edhe si koordinues Nacional për IPA dhe koordinues Nacional për ndihmë të huaj, jeni të sigurt se Qeveria mbetet e përkushtuar për sigurimin e të gjitha resurseve dhe përpjekjeve të nevojshme për miratimin e kësaj qasje të re dhe bashkëpunim të rregullt me ju, theksoi Mariçiq para bashkësisë së donatorëve.