Lajme
01.5.2022 12:21
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, në urimin e tij me rastin e Ditës ndërkombëtare të punës – 1 Maj, porositi se medoemos punëtorit ti vlerësohet dhe ti paguhet puna, përpjekjet për arsye të të cilave përmirësimi i standardit të jetës mbetet të jetë prioritet i Qeverisë.
Zëvendëskryeministri Mariçiq në Fejsbuk statusin e tij shkroi se edhe në kohë kur bota ballafaqohet me sfida dhe krizë ekonomike, Qeveria tregoi se është partner i vërtetë i qytetarëve në këtë vit të vështirë, konfirmoi se mund të jetë vit i drejtësisë sociale, me rritjen e pagës minimale.
-Dimë që për progresin e vendit nevojiten punëtor mirë të paguar, të kënaqur dhe të mbrojtur në punë. Për këtë arsye kemi vullnet të përpiqemi në ndërtimin e shoqërisë në mundësi të barabarta për të gjithë, për pozitë më të mirë të punëtorëve, të fuqishëm ekonomikisht dhe shoqëri evropiane me punëtor që mund të jetojnë me dinjitet.
Vitet e kaluara ndërtuam shoqëri të vlerave demokratike, liri dhe të drejta qytetare. Rikthyem dinjitetin punëtorëve me rritjen e pagave në të gjitha sektorët, ndërkaq dialogun social sërish rikthyem në tavolinë.
Arritja e drejtësisë sociale, ulja e nivelit të eksploatimit të punëtorëve, si dhe arritja e standardeve më të larta në sferën e të drejtave të punëtorëve janë dhe medoemos të jenë pjesë e aspiratave tona, qëndron në Fejsbuk statusin e Mariçiqit.