Lajme
04.4.2022 07:56
Sot në Qeverinë e republikës së Maqedonisë së Veriut u mbajt mbledhja e parë nga dy mbledhjet e misionit të IPA Programit për vitin 2023 – 2024, në të cilën morën pjesë përfaqësues të Drejtorisë së Përgjithshme të Komisionit Evropian për fqinjësi dhe negociata për zgjerim dhe përfaqësues të ministrive.
Fjalën e tij hyrëse kishte nikoqiri i ngjarjes, Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane dhe Koordinues Nacional i IPA-s, Bojan Mariçiq, në të cilën theksoi se tani më filloi programimi i programit të Veprimit për vitin 2023, në kuadër të IPA III, të cilin Zëvendëskryeministri Mariçiq e sheh si mundësi shtesë për financimin e prioritet i investimeve nacionale, që janë në përputhje me planin ekonomik dhe investues, si dhe agjenda e Gjelbër.
-Procesi i programimit do të rezultojë me një program mirë të menduar me afër 108 milion euro, që është në përputhje me instruktimin e marrjes së +20% nga mjetet e ndara në vitin 2021, tha në takim Mariçiq duke shtuar se IPA fondet sjellin përfitime të mëdha për qytetarët dhe padyshim që është një nga tregimet më të suksesshme të procesit të integrimit evropian, shtoi Mariçiq.
Prezantimet e tyre në takim kishin edhe mysafirët, të cilët gjatë ditës së parë nga ky mision, kolegë nga DG NEAR, informon me ngjarjet më të reja të rregullave dhe procedurave të IPA-s. dita e nesërme do ti përkushtohet prezantimeve të institucioneve tona për projekte prioritare të cilët janë relevante dhe të pjekura për tu propozuar në kuadër të programit vjetor të veprimit për vitin 2023.
Zëvendëskryeministri dhe koordinuesi Nacional i IPA-s në mbledhje theksoi hapat të cilët u morën në periudhën e kaluar me qëllim që ti jepet një kornizë dialogut për krijimin e politikave që duhet të jep formë jo vetëm për programet e IPA-s, por edhe për ndihmën tjetër të donatorëve.
Qëllimi i misionit është shkëmbimi i Instrumentit për ndihmë para-aderuese – IPA III, fillimisht për kornizën ligjore dhe kërkesave institucionale, si dhe instruksione për kriteret e përshtatshmërisë dhe komplementit të IPA programeve rajonale duke e përfshirë edhe WBIF.