Lajme
04.4.2022 03:53
Zëvendëskryetari i Qeveris për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, hapi sot mbledhjen e grupit ndërqeveritar të punës për bashkëpunim evropian, duke shprehur kënaqësinë e tij nga komunikimi i deritanishëm me kolegët r tij nga Bullgaria dhe mundësinë për bashkëpunim intensiv, duke potencuar se tani më jep rezultat.
-Tani më vendosëm bazë të qëndrueshme në sferën e euro-integrimeve, politikave të gjelbra dhe qeverisjes së mirë, tani është koha të mbi-ndërtojmë, tha Zëvendëskryeministri Mariçiq duke shtuar se bashkëpunimi është çelës i marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe progres i rajonit.
Sipas Mariçiq shkëmbimi i përvojave dhe praktikave të mira në këto tre sfera kyçe para diskutimit janë hap drejt projekteve të reja dhe nisma të reja konkrete për bashkëpunim, për afrimin e mëtutjeshëm të dy vendeve dhe shoqërive.
-Takimet dhe komunikimi i ri të cilën e vendosëm do të thotë se ka perspektivë, se kemi marrëdhënie të mira dhe se kemi dëshirë politike dhe përgjegjësi të shohim në drejtim të zhvillimit të mundësive të reja, nga të cilat dy vendet dhe qytetarët e të dy anëve të kufirit mund vetëm të përfitojnë, shtoi Mariçiq në takim.
Pas hapje së mbledhjes, vijoi sesion i veçantë, në të cilën Zëvendëskryeministri Mariçiq, së bashku me Slavica Grkovska,
Zëvendëskryeministre e Qeverisë për Politikë dhe Qeverisje të Mirë, në temë: Partneritet me organizatat civile, diskutuan me kolegen e tyre bullgare, Zëvendëskryetarja e Qeverisë për Qeverisje të Mirë, Kalina Konstantinova, për hapat e ardhshëm në aktivitetet e përfshirjes sistematike të sektorit civil në të gjitha grupet punuese edhe në projektet në të cilat organizatat civile të të dy vendeve mund bashkërisht të punojnë.
-Në këtë drejtim jemi të hapur për idenë të kemi Fond të përbashkët për mbështetje financiare të organizatave civile, me identifikim të saktë të sferave prioritare, shpërndarjen e mjeteve dhe procedurë të definuar për përzgjedhje që duhet të bazohet në proces të hapur, gjithëpërfshirës dhe transparent, tha Mariçiq.
Pas përfundimit të ditës hyrëse vijojnë takime paralele sipas temave të cilat Ministrat përkatës do të diskutojnë për mundësitë e përbashkëta dhe nevojave për bashkëpunim në resore konkrete, si dhe u nënshkrua Deklarata për bashkëpunim të ndërsjellë mes Ministrisë për menaxhim Elektronik të Bullgarisë dhe Ministrisë për Shoqëri Informatike dhe Administratë të Maqedonisë së Veriut nga ana e Bozhidar Bozhanov dhe Admirim Aliti.
Sesioni i tretë i grupit ndërqeveritar të punës për bashkëpunim evropian – tranzicionit dhe transformimi digjital i gjelbër, sundimi i së drejtës, me përfaqësuesit qeveritar maqedonas dhe bullgar u mbajt në Shkup, ndërkaq takimi i radhës planifikohet në fillim të muajit maj.