Lajme
04.4.2022 11:27
BE jep mbështetje financiare për qytetarët të udhëtojnë më lehtë dhe më të sigurt, ndërkaq kompanitë më shpejtë she më efikas ti transportojnë produktet e tyre, për kontribut më të madh në zhvillimin ekonomik të vendit.
Ndërtimi i rrugës së shpejtë Drenovë – Grackë.
Me grantet e BE-së në lartësi perj 35,4 milion euro ndërtohet Drenovë – Gracka në nivel të rrugës së shpejtë që do ti përmbush të gjitha standardet e komunikacionit dhe të sigurisë. Ky projekt është nga programi IPA 2, për periudhë 2014 – 2020, që ka alokim nga 664 milion euro, para evropiane. Nga alokimet në dispozicion realizim i marrëveshjeve të lidhura është 80,30%.
Ky program akoma është në fazë të zbatimit, ndërkaq disa nga projektet të cilët mbështeten përmes IPA” është edhe:
Ndërtimi i fazës së tretë nga seksioni hekurudhor drejt Bullgarisë.
Në kuadër të programit Sektorial operativ për transport 2014-2020, janë ndarë gjithsej 108,9 milion euro për projekte për përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe hekurudhës përgjatë rrjetit të korridoreve transportuese evropiane të cilët kalojnë nëpër territorin e vendit tonë.
Mjetet e mëdha financiare medoemos të shfrytëzojmë sa më mirë që mundemi, që të përgatisim projekte të mira për mbështetjen e aktiviteteve tona reformuese dhe në këtë mënyrë të kontribuojmë për zhvillim më të balancuar të vendit tonë. Kemi kapacitet dhe njohuri dhe medoemos ti shfrytëzojmë për shpejtimin e reformave dhe arritjen e qëllimit përfundimtar – anëtarësim të plotë në BE, dhe me këtë edhe cilësinë e jetës së qytetarëve.