Lajme
30.3.2022 12:42
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq sot ishte nikoqir i vizitës së Ministres Federale për BE dhe Kushtetutë të Republikës së Austrisë, Karoline Edshtadler.
Zëvendëskryeministri Mariçiq në konferencë për shtyp pas takimit me Ministren Edshtadler theksoi se kjo vizitë është një konfirmim i fuqishëm se Ballkani Perëndimor mbetet lartë në agjendën e Bashkimit Evropian dhe vendeve të saj anëtare, dhe se Austria mbetet mbështetës i sinqertë i politikës së zgjerimit të Unionit me vendet e rajonit.
-Austria e njeh orientimin e vërtetë dhe të padyshimtë të Maqedonisë së Veriut drejt vlerave dhe idealeve euro-integruese, dhe jep mbështetje dhe përkushtim dhe angazhim të pa rezervë veçanërisht për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në procesin euro-integrues.
Zëvendëskryeministri Mariçiq shtoi se ardhmëria e vendit tonë por edhe i gjithë rajonit është evropian, dhe se beson që është koha të konfirmohet e njëjta, duke shprehur shpresë se Bashkimi Evropian do ti konfirmojë interesat e veta për bashkimin e kontinentit evropian dhe pas një periudhe të gjatë do ta kthej dinamikën e zgjerimit drejt vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Në fjalën e tij para mediave Mariçiq theksoi edhe krizën e sigurisë të shkaktuar nga konflikti në Ukrainë, duke bërë thirrje për bashkim dhe veprim të përbashkët për të siguruar paqe, stabilitet, siguri dhe demokraci si dhe të ardhmen e Evropës në përgjithësi, ndërkaq me Karoline është diskutuar edhe për dialogun me Bullgarinë dhe marrëdhëniet ndërfqinjësore, të cilat janë në një fazë më ambicioze të bashkëpunimit, nga e cila Mariçiq pret përshpejtimin e mundësisë për krijimin e kushteve për mbajtjen e konferencës së parë Ndërqeveritare me Bashkimin Evropian.
Ai potencoi mbështetjen e madhe miqësore nga Republika e Austrisë të Maqedonisë së Veriut e cila rezulton me marrëdhënie të mira bilaterale në planin politik dhe ekonomik si dhe shanse të hapura për nivelin e avancimit të mëtutjeshëm, duke shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme politike dhe ekonomike, si dhe ndihmën e dhënë zhvillimore.
Ministrja Federale për BE dhe Kushtetutë të Republikës së Austrisë Karoline Edshtadler në konferencë për shtyp tha se Austria do të bëjë gjithçka që mundet në këtë rajon, që rajoni të merr një perspektivë të besueshme evropiane, me fakte dhe me hapa për të cilat me dekada Unioni dhe vendet anëtare flasin.
Sipas saj, nevojitet që nga fjalët të kalohet në vepra, kurse tani është koha të vendoset kursi i veprimit sepse Ballkani Perëndimor është çështje e Evropës dhe e besueshmërisë së BE-së.
-Nuk duhet ti humbasim njerëzit e Ballkanit Perëndimor dhe si BE duhet të jemi të bashkuar. Në Maqedoninë e Veriut na nevojitet hap përfundimtar për çeljen e procesit të negociatave dhe Austria është këtu në fillim të frontit, përfundoi Edshtadler.
Ajo, si dhe Zëvendëskryeministri Mariçiq konfirmuan marrëdhëniet e shkëlqyera dhe dëshirën që të njëjtat të vazhdojnë edhe më tej dhe të shkojnë në drejtim të duhur. Ministrja Karoline Edshtadler theksoi se Austria është një nga investitorët më të mëdhenj bilateral këtu në Maqedoninë e Veriut, me 241 milion euro shkëmbim tregtar, duke shtuar se firmat austriake janë këtu, marrin pjesë në takime dhe kanë interes të investojnë këtu sepse shohin potencial.