Lajme
29.3.2022 01:09
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq sot mbajti onlajn takim me drejtoreshat në Ministrinë e Punëve të Jashtme gjermane, dhe Ballkanin Perëndimor, Zabine Shter për Evropën Juglindore, Turqi dhe shtetet EFTA, Suzane Shuc.
Sinjalet pozitive dhe mbështetjen që marrim nga Republika e Gjermanisë janë të rëndësisë së veçantë dhe konfirmim i fuqishëm për përkushtimin e Gjermanisë për vendet e Ballkanit Perëndimor në BE, si dhe njohja se si vend bëmë shumë, realizuam reforma serioze evropiane dhe mbetemi të përkushtuar në rrugën tonë drejt euro-integrumeve, theksoi Zëvendëskryeministri Mariçiq.
Në takim u përshëndet progresi në negociata mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, dhe u theksua pritshmëria se dy vendet janë në rrugë të mirë për ti mbyllur çështjet e hapura në afat të arsyeshme dhe sa më shpejtë të hiqet vetoja për vendin tonë.
Drejtoreshat në Ministrinë e Punëve të Jashtme gjermane për Ballkanin Perëndimor, Zabine Shter dhe për Evropën Juglindore, Turqi dhe shtetet EFTA, Suzane Shuc ranë dakord se vendet e Ballkanit Perëndimor janë pjesë e rëndësishme e Evropës dhe se vonesa e tyre është vonesë për vetë Unionin.
Sipas tyre integrimi i Maqedonisë së Veriut dhe në përgjithësi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE në këto kohëra paqëndrueshmërie, të shkaktuara nga konflikti ushtarak në Ukrainë, është vendimtare për vendosjen e stabilitetit dhe paqes në rajon.
Zëvendëskryeministri Mariçiq informoi se Sekretariati për Çështje Evropiane tani më punon në revidimin dhe azhurnimin e e planit reformues – i cili ka të bëjë me rekomandimet prioritare nga Raporti i KE-së për vendin, si dhe në përgatitjen e plotë të administratës shtetërore për procesin e negociatave aderuese, me qëllim që sa më lehtë ti përgjigjet Metodologjisë së re të kërkuar.