Lajme
26.3.2022 12:00
Shfrytëzimi i fondeve para-aderuese të BE-së është e rëndësishme për euro-integrimet e vendit tonë, duke pasur parasysh që paratë të cilat i shfrytëzon vendi ynë nga këto fonde investohen në projekte konkrete, që përmirësojnë cilësinë e jetesës së qytetarëve.
Investimi në çerdhet e fëmijëve për të siguruar kushte për fëmijë është investim për të ardhmen, mirëpo para se gjithash mbështetje për prindërit e punësuar të mund ta balancojnë jetën personale me atë të punës, dhe në të njëjtën kohë të jenë të sigurt për kujdesin e më të dashurve të tyre.
Çerdhja e fëmijëve “Dielli” në Novo Sellë është rikonstruktuar tërësisht me vlerë prej 190 mijë euro, për sigurimin e efikasitetit më të madh energjetik dhe kushte më të mira për më të vegjlit në çerdhe. Projekti u realizua në kuadër të Programit Interreg – IPA për bashkëpunim ndërkufitar me R. e Bullgarisë – R. e Maqedonisë 2014-2020.
Për vitin 2022 u programuan gjithsej 85.000.000 euro ndihmë nga IPA për vitin 2022, mjete evropiane, për realizimin e projektit nga qytetarët që kanë përfitime të drejtpërdrejta.