Lajme
22.3.2022 04:25
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane dhe koordinuesi Nacional i IPA-s, Bojan Mariçiq, sot kryesoi me Komitetin e Përbashkët Monitorues për IPA-n, i cili është organi më i lartë në kuadër të shfrytëzimit të fondeve të IPA-s, së bashku me Mikela Matuela, Udhëheqëse e njësisë pran Drejtorisë së Përgjithshëm për fqinjësi dhe negociata për zgjerim të Komisionit Evropian. Në të njëjtën morën pjesë edhe përfaqësues të Komisionit Evropian, Shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian në vend, Dejvid Gir, IPA struktura, donatorë dhe organizata civile. Për herë të parë këtë vit në takim të pranueshëm ishin edhe përfaqësues të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.
-Për shfrytëzim të suksesshëm të mjeteve nevojitet proces cilësor i programimit, respektivisht të definohen prioritetet dhe projektet, për çka jemi të përkushtuar, me qëllim të shfrytëzimit maksimal të IPA programit dhe realizimit që dukshëm do ta përmirësojë standardin dhe në përgjithësi standardet e vendit drejt BE-së, tha Zëvendëskryeministri Mariçiq.
Në këtë drejtim koordinuesi Nacional i IPA-s Mariçiq, shtoi se programi IPARD II paraqet sukses historik sepse mjetet në dispozicion do të shfrytëzohen në përgjithësi me çka do të vendoset bazë për rritjen e buxhetit në kuadër të programit IPARD III.
Fokusi i veçantë i mbledhjes u vendos në nevojën e ndërtimit të kapaciteteve institucionale të IPA strukturës, përmes aktiviteteve në kuadër të Qendrës për trajnime të Sekretariatit për Çështje Evropiane. Krahas zbatimit të përgjithshëm të IPA-s, kapacitetet administrative për zbatimin e IPA-s në kuadër të sistemit indirekt, zbatimi i projekteve të mëdha infrastrukturore në sektorët e transportit dhe mjedisit jetësor, në takim u diskutua edhe për projektet në sferën e arsimit, punësimit, bujqësisë, sundimit të së drejtës, demokracisë dhe qeverisjes etj. qëllimi i këtij forumi është që të bëhet shqyrtimi i zbatimit të IPA-s e cila mbahet një herë në vit.
Mbledhja e Komitetit u mbajt online për arsye të situatës me pandeminë e shkaktuar nga COVID-19. Në takim u miratuan konkluza të përbashkëta që do të kontribuojnë në zgjidhjen e dobësive të identifikuara të sistemit. Sekretariati për Çështje Evropiane, si dhe koordinuesi Nacional i IPA-s, rregullisht do ti ndjekin përmbushjet e këtyre konkluzave dhe rekomandimeve.